Përmbajtja (content) ishte kryefjala e Konferencës së Marketingut Dixhital AllWeb Albania. 11 folës dhe të ftuarit në panel shpalosën para audiencës prej mbi 250 sipërmarrësish dhe ekspertë në fushën e marketingut, sekretet për të siguruar shitje të suksesshme përmes marketingut dixhital.
Evolucioni është i pashmangshëm. Ai ka përshpejtuar ritmin, ndaj edhe kompanive, drejtuesve në departamentet e marketingut u duhet të përshpejtojnë hapin për të qenë konkurrentë në treg.
Krahas “çelësit” për të qenë më të dukshëm online dhe më tërheqës për klientin, pothuajse të gjithë folësit vunë theksin tek përmbajtja cilësore e informacionit. Në mënyrë më specifike e shpjegoi këtë folësja Barbara Slade Jagodic. Sipas saj, për të pasur një pozicion të mirë gjatë kërkimit në Google, duhet një punë disa mujore, jo më pak se 6 muaj. Krahas promovimeve, apo fjalëve kyçe, një SEO cilësore, etj., duhet edhe përmbajtje cilësore në websitet e kompanive.
Çfarë nënkupton përmbajtja cilësore?!
Barbara këshillon, që klientëve t’u shitet jo vetëm produkt por edhe njohuri. Pra, klientët të furnizohen me informacion rreth faktit se si mund ta përdorin produktin më mirë, çfarë vlerash shtesë ka, etj.
Valer Pinderi, themeluesi i Dyqan Taxi, kompania që u ble këtë vit nga grupi Balfin, tha se shitjet online ende të ulëta sipas tij, janë për shkak të marketingut të pazhvilluar siç duhet nga kompanitë. Ai tregon se kur në website nisi të ketë më shumë informacione rreth produktit, vlerave të tij, shitjet u rritën.
Për t’u rikthyer sërish tek përmbajtja. Barbara jep dy këshilla për marketerët: Artikuj të gjatë dhe artikuj me pika.
Nëse jeni një agjenci udhëtimi, ju nuk duhet të flisni vetëm për destinacionet dhe çmimet e biletave që keni në dispozicion. Një artikull rreth bukurive të atij destinacioni, historisë, apo pse klientët tuaj duhet ta vizitojnë atë, do të rriste shitjen e biletave.
Shumë të preferuara po shfaqen edhe renditjet. Top 10 destinacionet më të mira për vjeshtë, apo “5 librat më të mirë në fushën e menaxhimit”.
Një këshillë që mund të vlejë për të gjithë: mos kopjoni informacione. Kjo nuk e rrit interesin për kompaninë apo produktin tuaj, përkundrazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
MrBeast i bashkohet ofertës për të blerë TikTokun, pretendon se ka pasur oferta nga miliarderë për ta realizuar atë
Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime