Bujar Vitija
Komiteti i Nobelit në Norvegji vendosi ta shpërblejë një mjek gjinekolog me çmimin për Paqe, pasi ai kishte rrezikuar jetën e tij për t’i trajtuar vajzat e gratë e dhunuara gjatë luftës.
Denis Mukwege është i treti nga nëntë fëmijët në familjen e tij në Bukavu të Kongos. Ai dëshironte të studionte Mjekësinë për t’i shëruar njerëzit, veçanërisht gratë që vdisnin nga komplikime pas lindjes në vendin e tij. Mjekësinë e Përgjithshme e studioi në Universitetin e Burundit dhe pasi punoi si pediatër për një kohë, shkoi në Francë për të vazhduar studimet për Obstetrikë dhe Gjinekologji, ndërkaq u doktorua në Universitetin e Brukselit me temën mbi traumat e fistulës në regjionin lindor të Kongos.
Mukwege u kthye në vendin e tij për të hapur spitalin në Lemera i cili u shkatërrua gjatë luftës civile në vitin 1996 dhe gjinekologu u rivendos në Bukavu ku themeloi Spitalin “Panzi”. Qëllimi i tij ishte fillimisht që të ndihmonte gratë që të kryenin lindje normale dhe pa komplikime, por shpejt spitali u kthye në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale, përfshirë edhe vajza të mitura me lëndime dhe gjymtime ekstreme, kryesisht nga rebelët hutu të Ruandës dhe bandat tjera të armatosura.
Të gjithë luftëtarët e rajonit, thotë Mukwege, kishin “shpallur gratë armikun e tyre të përbashkët”. Ai kërkoi përfshirje më të madhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë një mandat më të gjatë të OKB-së në Kongo, si një mjet për t’i dhënë fund kësaj dhune sistematike. Përveç që i rrezikohej jeta nga kriminelët, ai kritikonte ashpër edhe qeverinë e cila nuk kishte bërë sa duhet.
Më shumë se 10 vjet më vonë ai do të shpërblehet me çmime nga organizatat ndërkombëtare, ndërsa para një jave u nderua edhe me çmimin Nobel për Paqe së bashku me Nadia Muradin, ish-skllave seksi e ISIS-it. Komiteti norvegjez e arsyetoi ndarjen e çmimit duke thënë se të dy rrezikuan jetën e tyre në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale. Mukwege ka ndihmuar më shumë se 20 mijë gra të dhunuara. Gjinekologu ka kryer rreth 10 operacione në 18 orë pune gjatë një dite në spitalin e tij.
Dr. Denis Mukwege është mishërim i Betimit të Hipokratit, prandaj dhe u vlerësua puna e tij. Ndërkaq nëse do të kishte një Nobel për hipokritë, atë do ta meritonin një numër i mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilët nuk e rrezikojnë jetën e tyre por jetën e pacientëve. Ata janë hipokritë sepse vetëm bëjnë sikur kanë dhënë Betimin e Hipokratit, ndërsa karriera e tyre është vënë në shërbim të klientëve e jo pacientëve.
Ata janë hipokritë dhe rrezikojnë seriozisht jetën e pacientëve deri në dyshime për vepra penale, duke iu kërkuar para për t’i futur në operacion, duke neglizhuar rastet e rënda derisa vdekja iu vjen në fyt. Mjekët e QKUK-së, për dallim nga Mukwege, e lënë vendin e punës gjatë kujdestarisë në QKUK për të shkuar në spitalet private ku i zhvatin pacientët tjerë. Kujdestaria supozohet të jetë koha më e çmueshme për një mjek pasi potencialisht mund të jetë shpëtimtar i jetës së njerëzve që vijnë me urgjencë.
Por, këta hipokritë e kanë zhvlerësuar jetën e pacientit e madje edhe profesionin e tyre. Askush më shumë sesa ata vet nuk e ka denigruar dinjitetin e mjekut në Kosovë. Dhjetëra prej tyre akuzohen nga Prokuroria për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare duke i shfrytëzuar pacientët e QKUK-së për të përfituar para nga spitalet private. Një numër syresh dyshohet të kenë neglizhuar apo keqtrajtuar pacientët në klinikat ku punojnë.
Dhe, për fund, shëndetësinë nuk e ka shkatërruar vetëm politika, por edhe vet mjekët që punojnë në të.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Tri variantet se çfarë mund të ndodh sonte për situatën mes Gjestit dhe Gertës në Big Brother VIP Albania
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë
Mediat spanjolle raportojnë për situatën në skuadër të Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze