LAJMI I FUNDIT:

Ibraimoski: Kammenos do të votojë “pro” marrëveshjes dhe valle do të luajë

Ibraimoski: Kammenos do të votojë “pro” marrëveshjes dhe valle do të luajë

Deputeti i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) Samka Ibraimoski, në vazhdimin e sotëm të seancës në Komisionin për çështje kushtetuese, tha se Panos Kammenos i cili është partner koalicioni në qeverinë greke, do të votojë për marrëveshjen e Prespës në Parlamentin e Greqisë dhe valle do të luajë.

“Dëgjojmë për Kammenos se nuk do të votojë “pro” marrëveshjes në parlamentin grek, ai do të votojë dhe valle do të luajë. Na jepni paqe në shtëpi dhe ne do të votojmë për ndryshimet kushtetuese dhe për jetë më të mirë në Maqedoni”, tha Ibraimoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bëri thirrje deputetëve që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se llogaritë politike duhet të lihen anash dhe të mendohet për të ardhmen e shtetit.


“Çfarë patriotë janë ata që për Maqedoninë japin jetën, ndërsa vendosin duart tek buxheti”, tha Ibraimoski./Telegrafi/