LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet për kërkimin e ujit në Temeqinë

Fillojnë punimet për kërkimin e ujit në Temeqinë

Në kuadër të investimeve për rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, e në veçanti të sigurimit të ujit për pije dhe ndërtimit të rrjeteve të ujësjellësve, në fshatin Temeqinë, kanë filluar shpimet, apo hapja e puseve të ujit, për të siguruar ujë për pije për banorët e këtij fshatin.

Punimet në hapjen e puseve, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit.


“Sigurimi i ujit për pije është jetik për banorët, prandaj ne jemi duke punuar në këtë drejtim, që krahas rregullimit të sistemeve të ujësjellësve për vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe për banorët e fshatit Temeqinë, të sigurohet uji për pije, me qëllim të rritjes së mirëqenies së banorëve dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë”, tha mes tjerash nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në hapjen e puseve në Temeqinë.

Kërkimet për ujë për pije dhe ndërtimi i rrjeteve të reja të ujësjellësve, është angazhim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe Hidroregjionit jugor, ku ditë më parë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, kanë nënshkruar marrëveshje për kryerjen e këtyre shpimeve, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori