LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e ARM-së parandalojnë kalimin ilegal të emigrantëve nga Greqia

Ushtarët e ARM-së parandalojnë kalimin ilegal të emigrantëve nga Greqia

Ushtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë kanë shtënë disa herë në ajër për të parandaluar emigrantët ilegal të hyjnë në territorin e Maqedonisë, duke theksuar se njëri nga emigrantët është arrestuar nga MPB dhe është dorëzuar në organet kompetente për procedurën e mëtutjeshme.

Nga Armata gjithashtu thonë se gjatë patrullës së rregullt në rajonin e rrugës rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, në rajonin e fermës së shpendëve, nga ana e patrullës së ARM-së është hetuar lëvizje e një grupi të njerëzve të cilët në mënyrë ilegale e kanë kaluar pikën kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Duke i ndjekur rregullat dhe procedurat në këtë situatë, nga ana e patrullës, disa herë është dhënë paralajmërim me zë që personat të ndalen, por për shkak të lëvizjes së tyre të mëtutjeshme, janë gjuajtur disa plumba në ajër, pas së cilës kalimtarët ilegal janë kthyer mbrapa në territorin grek, derisa njëri prej tyre është ndaluar dhe është dorëzuar në organet e MPB-së për procedurë të mëtutjeshme”, deklarojnë nga ARM.

Nga ARM theksojnë se ata bashkë me policinë kufitare vazhdojnë të ngelen maksimalisht të gatshëm për të parandaluar përpjekjet e hyrjes ilegale në Maqedoni që nga fillimi i krizës së emigrantëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kalo në kategori