LAJMI I FUNDIT:

Raketat sulmuan vendin ku mund të ishte Al-Baghdadi, vonesa në takim i shpëton jetën udhëheqësit të ISIS-it

Raketat sulmuan vendin ku mund të ishte Al-Baghdadi, vonesa në takim i shpëton jetën udhëheqësit të ISIS-it

Udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi ka shpëtuar edhe njëherë – sepse siç thuhet, ishte vonuar në një mbledhje të këshillit të luftës terroriste, duke shmangur kështu një sulm me raketa.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, al-Baghdadi – i ashtuquajturi kalif – po provon të jetë njeriu më i vështirë në botë për tu vrarë me raporte të shumta që qarkullojnë rreth vdekjes së tij ose lëndimit nga Rusia, Irani dhe SHBA-të.

Ndërkohë, bëhet e ditur se zyrtarët amerikanë kanë ofruar rreth 25 milionë dollarë për kokën e Bagdadit dhe ai është një nga burrat më të kërkuar në botë.


Dhe së fundmi janë nxjerrë raporte, sipas të cilave, megjithatë kreu i ISIS-it i ka shpëtuar vdekjes, edhe një herë.

Ai njoftohet se u kthye vonë në një takim të të ashtuquajturit Këshillit të Luftës, pasi vendi ku po zhvillohej takimi u hodh në erë nga një raketë iraniane.

Jabbar al-Maamouri, kreu i forcave të mobilizimit të popullit irakian, u tha mediave të Irakut se “Al-Baghdadi ishte gati të vritet nga bombardimet, por ai mbijetoi pasi ishte pak minuta vonë për takimin”.

Sulmet iraniane megjithatë arritën të vrasin Ali al-Mashadani, njeriun e dytë në hierarkinë komanduese dhe një numër liderësh të tjerë të lartë të ISIS-it.

Irani nisi gjashtë raketa në drejtim të objektivave terroriste në Siri në përgjigje të një sulmi terrorist në Ahvaz.

Bagdadi ishte raportuar disa herë i vdekur, por u kthye këtë verë me një fjalim 55-minutësh duke u bërë thirrje fanatikëve për të kryer sulme në Perëndim.

Ai u konfirmua i gjallë për shkak të komenteve që ai bëri në fjalim, me ekspertë që vunë në dukje referencat e tij ndaj ngjarjeve botërore që do të thoshte se u regjistrua “shumë kohët e fundit”.

Koka e xhihadit – me prejardhje nga Iraku – ishte njeriu që deklaroi kalifatin në një fjalim në Xhaminë e Madhe të al-Nur-it të shkatërruar në Mosul, në vitin 2014. /Telegrafi/