LAJMI I FUNDIT:

Dënohet ish-drejtori i shkollës, akuzohet se i dha diplomë nxënësit ende pa e kryer shkollën

Dënohet ish-drejtori i shkollës, akuzohet se i dha diplomë nxënësit ende pa e kryer shkollën

Ali Hoxha, ish-drejtori i shkollës së mesme “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec është dënuar sot nga Gjykata e Gjakovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hoxha u dënua me dënim me burg me kusht prej 10 muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy viteve i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Prokuroria pretendonte se Ali Hoxha duke qenë në cilësinë e drejtorit të shkollës ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe ka bërë falsifikim të dokumentit.


Sipas aktakuzës, në maj të vitit të kaluar, ish-drejtori Ali Hoxha ia kishte lëshuar dëftesën e klasës së 12-të dhe diplomën për përfundimin e shkollës së mesme nxënësit Q.Sh.

Ndërsa në seancën e sotme, Hoxha para Gjykatës e pranoi fajin për veprat që i ngarkohen.

“Unë kam dashur t’i ndihmoj atij nxënësi, pasi që ka qenë nxënës i rregullt mirëpo ka qenë i përjashtuar nga shkolla”, tha Hoxha.

Prokurori Agron Matjani nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Ai kërkoi nga Gjykata që ndaj tij të merren parasysh rrethanat lehtësuese, meqenëse i njëjti tashmë ka dalë në pension.

Aktakuza shpjegon se këto dokumente i ka vërtetuar me vulë zyrtare dhe i ka nënshkruar, duke e ditur se nxënësi Q.Sh., ende nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori