Luftëtari i lirisë Jetullah Gashi, i njohur si komandant Drenica dhe komandant Jeta është rivarrosur sot në Kompleksin Memorial në Koshare, pranë bashkëluftëtarëve të tij.
Në vendin ku Jetullah Gashi kishte luftuar së bashku me të tjerët në mbrojtje të atdheut, u tha se komandant Drenica kishte qenë strateg e trim i pashoq.
Në akademinë përkujtimore, i pari ka folur komandanti me të cilin komandant Drenica nuk ishte ndarë asnjëherë nga vija e frontit, Fadil Hadërgjonaj.
Ky i fundit u shpreh se komandant Jeta u kthye sot aty ku e fitoj pavdekësinë.
Hadërgjonaj ka kujtuar kohën e luftës ku u shpreh se në Koshare burra e gra morën mbi vete barrën e rëndë për të realizuar idealin shekullor të vendit, sipas tij barrën për ta zhbërë kufirin shqiptaro-shqiptar më qëllimin përfundimtar për çlirimin e vendit.
Ai ka kujtuar edhe kohën kur për herë të parë ishte njohur me komandant Drenicën, i cili kishte qenë në vijën e frontit në Rrasë të Koshares.
Sipas tij, Rrasa e Koshares ishte jetike për të dyja palët ndërluftuese, pasi që ai që kontrollonte Rrasën kontrollonte tërë frontin e Kosharës.
“Kush komandon këtë njësi pyeta ‘komandant Drenica dhe komandant Lika’ më thanë. I takova dhe nga pamja e tyre pashë burra të vendosur, fisnik, të përkushtuar dhe fizikisht shumë të zotë. Pyeta për emrat, më thanë ‘Jeta është komandanti ynë’, nga kjo ditë në Rrasë të Kosharës u luftua për jetë a vdekje. Çdo ditë luftime, çdo ditë humbje nga të dyja palët, plagosje të luftëtarëve, por trimat e Jetës nuk u lëkundën. Ai që qëndron 1 minutë më gjatë e fiton betejën. Lufta vazhdojë deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Misioni i Agimit, Saliut, Abazit, e të gjithë 113 dëshmorëve e mbi 300 të plagosurve në këtë betejë u përmbush. Pra, Jeta me bashkëluftëtarët e vet i dha shpresë e jetë Kosovës, i dha lirinë”, u shpreh ai.
Hadergjonaj u shpreh se edhe në liri duhet shumë punë, angazhim, ekspertizë për të ndërtuar vendin, e sipas tij këtë e kishte të qartë Jeta i cili do të punonte shumë për familjen, shoqërinë dhe vendin.
Rikthimi i Jetullah Gashit në kompleksin në Koshare i ka gëzuar familjarët. Vëllau i komandant Drenicës, Isa Gashi, u shpreh se ai u rikthye përsëri pranë bashkëluftëtareve të tij.
“Besoj që për vëllaun sot kanë folur shoqëria, unë kam veç falënderime për të gjithë ata që sot ishin sot këtu prezent dhe që kanë qenë çdo herë pranë neve. Unë falënderoj edhe të gjithë ata që janë angazhuar dhe e kanë bërë të mundur që vëllai të vijë këtu prapë në vendin ku ka luftuar dhe ka ardhë prapë tek shokët e vet” , tha Gashi.
Kurse Arian Gashi, është shprehur se komandant Jeta ishte vetë jeta e Kosharës.
“Ky moment të rikthen në kohën kur ka ndodhur rasti. Por, do të doja ta citoja një fjalë të komandantit që e thotë vetë, se vetë Jeta ishte jeta e kësaj Koshareje këtu ku me pushkën e tij, me këngën për liri bashkë me shokët i dhanë jehonë këtij vendi. Tash po kthehet pas 20 viteve ashtu siç ishte nisur për këtë vend para 20 viteve me vullnetin më të madh për ta çliruar vendin”, u shpreh ai.
Për Komandant Drenicën kanë folur edhe bashkëluftëtarët e tij, e të cilët e quajtën strateg e luftëtar të madh.
Në vijë të frontit kishte qenë edhe me Selman Kajtazin, apo komandant Lika, i cili thotë se Komandant Drenica nuk ishte ndarë kurrë nga shokët e tij.
“Sot është një ditë për neve e cila na kthen 20 vjet mbrapa dhe na e kujton luftën që e kemi pasur me komandant Jetën. Komandant Jeta ka qenë një strateg, një luftëtar i cili nuk diti kurrë të ndahet prej shokëve, ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit i cili luftonte krahas me neve sikur me ushtarë, sikur me komandantë gjithë kohën ka qenë me neve. Ne ndihemi sot sikur para 20 viteve”, tha ai.
Bashkëluftëtari tjetër Xhevdet Ahmeti, shprehet se është krenar që kishte luftuar përkrahë komandant Drenicës.
“Ndjehemi krenarë që e kemi njohur komandant Jetën, shumë krenarë”, u shpreh ai.
Komandant Drenica kishte qenë i pandashëm edhe me Zekri Agushin, e me të cilin u ndanë vetëm kur ky i fundit ishte plagosur.
“Zinxhiri komandues i Rrustem Berishës, Fadil Hadergjonaj, tek komandant Drenica Jetullah Gashi ka qenë aq i mirë edhe kemi pasur sukses në beteja. Jetullah Gashin deri jam plagosur unë asnjë moment nuk jemi ndarë, kemi qenë gjithë bashkë dhe për atë arsye kemi pas suksese në beteja kundër armikut. Aq kemi qenë afër me pozicionet serbe që edhe jemi sha me ta, le që kemi bë luftë po edhe jemi sha, kemi qenë shumë afër. Fati ka qenë plagosja më ka nda nga Jetullah Gashi”, tregoi ai.
Komandant Drenica që kishte vdekur me 16 gusht të vitit 2007. Deri më sot ka qenë i varrosur në varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac të Skenderajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025