Kompania “Telekom Albania” tashmë ka një ofertues të ri! Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë së Shqipëri-Turqi kanë konfirmuar jo zyrtarisht se gjiganti turk `Çalik Holding`, ka prezantuar një ofertë për blerjen e “Telekom Albania”, që tashmë është nxjerrë zyrtarisht në shitje.
Mësohet se oferta është mjaft konkurruese dhe deri më tani është kandidatja kryesore për të fituar marrëveshjen e blerjes së “Telekom Albania”, aktualisht nën menaxhimin e “Deutsche Telekom”.
Në rast se turqit e `Çalik Holding` do të shpalleshin fitues të kësaj gare, atëherë do të kishim një ridimensionin tërësor të tregut të telefonisë celulare në Shqipëri, pasi `Çalik Holding` aktualisht zotëron operatorin e tretë të telefonisë celulare në vendin tonë, Eagle Mobile, raporton Scan TV.
Grupi është i pranishëm në tregun vendas edhe në tregun bankar, pasi zotëron bankën më të madhe private. Interesit të SCAN në lidhje me këtë çështje, “Çalik Holding” nuk ka preferuar t`i japë një përgjigje zyrtare, përcjell Telegrafi.
Oferta e kompanisë turke, duket se për momentin lë në hije atë të Telekom Srbija, si dhe atë të Vivacom apo PPF.
Kompania serbe ende vijon të jetë në garë pavarësisht zërave për një refuzim nga qeveria shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron