LAJMI I FUNDIT:

Alba Bajrami, “Miss Shqipëria 2018”, rrëfen jetën e saj dhe emocionet përpara “Miss Globe”

Alba Bajrami, “Miss Shqipëria 2018”, rrëfen jetën e saj dhe emocionet përpara “Miss Globe”

Alba Bajrami është vetëm 16 vjeç dhe mban kurorën e ‘Miss Shqipëria’. Në edicionin e 20-të që u mbajt pak muaj më parë, bukuroshja me origjinë nga Çamëria arriti të fitonte mes 31 pjesëmarrëseve të tjera.

Një 16-vjeçare e thjeshtë, e cila e ka pritur me shumë gëzim fitoren, por nuk e ka lejuar veten të delirojë prej saj. Me ëndrra për të ardhmen, një familje që e mbështet në çdo moment dhe një qëllim të vetëm: Të arrijë suksesin si arkitekte.

Alba na e ka mbushur mendjen që edhe një adoleshente di të vlerësojë gjërat që ka dhe vendimet për të ardhmen nuk i lë për momentin e fundit.


Alba, ti je vetëm 16 vjeç dhe tashmë mban kurorën e vajzës më të bukur shqiptare. Si të bën të ndihesh ky fakt?

Është një nga gjërat më emocionuese që kam përjetuar. E kam pasur gjithmonë ëndërr të arrij diçka në modeling dhe ia dola.

Jeta jote përtej modelingut është po aq normale sa e një 16-vjeçareje të zakonshme? Na trego pak më tepër rreth përditshmërisë tënde.

Unë jam në shkollën e mesme aktualisht, në vit të dytë. Një ditë normale për mua nis në orën 6 të mëngjesit. Deri në 7 bëhem gati për të shkuar në shkollë dhe nga ora 8 deri në 2 jam në mësim. Pas mësimi ndjek një kurs për të perfeksionuar anglishten, studioj dhe në vazhdimësi mbrëmja është normale. Kaloj kohë me familjen, përgatitem për ‘Miss Globe’ duke mbledhur informacione për vajzat pjesëmarrëse dhe kulturën e vendit nga vijnë.

Ke pasione të tjera përveç modelingut?

Adhuroj grimin dhe për t’u aftësuar kam bërë një kurs 3 mujor. Përveç saj praktikoj skulpturën, konkretisht punimet në qeramikë.

Me siguri je ende duke projektuar të ardhmen tënde, çfarë synimi ke? A është modelingu profesioni ku e sheh veten në të ardhmen?

Në fakt synimet e mia i kam të qarta dhe nuk mendoj se do bëj ndryshime në të ardhmen. E dua shumë arkitekturën dhe dizajnin. Mendoj se tek këto dy degë do kem të fokusuar të ardhmen time, me përkushtim maksimal. Përsa i përket modelingut mendoj se do e vazhdoj njëkohësisht me studimet, por në plan të parë është shkolla dhe kjo gjë nuk do ndryshojë.

Regjimi ushqimor i një ‘miss-i‘ çfarë përfshin? Ti personalisht ndjek një dietë apo bën aktivitet fizik?

Kam shkuar rregullisht në palestër përpara se të angazhohesha me ‘Miss Shqipërinë’, por gjatë verës e lashë pas dore. Të them të drejtën nuk mbaj regjim, ha çdo gjë dhe nuk shtoj në peshë. Këtë e kam gjenetike dhe është faktori kryesor që më ka ndihmuar në mbajtjen e trupit në formë.

Ke patur eksperienca të tjera si modele?

Jo, nuk kam pasur asnjë eksperiencë si modele, kjo ishte e para.

Ka qenë një dëshirë e hershme pjesëmarrja në kompeticionin në fjalë, apo ishte rastësore?

Është për të qeshur në fakt, pasi nuk ka patur një plan. Ishte dita e fundit e audicioneve dhe unë mora shoqen time në telefon për t’i thënë të shkojmë. Arritëm drejt fundit dhe na morën në intervistë. Pas dy ditësh morëm vesh që ishim përzgjedhur nga produksioni. U nisëm thjesht me idenë ta provojmë si eksperiencë.

Kush të ka mbështetur më shumë gjatë këtij rrugëtimi? A ka patur nga ata persona që nuk kanë qenë dakord me pjesëmarrjen në ‘Miss Shqipëria’?

Padyshim prindërit kanë qenë mbështetja më e madhe. Gjatë gjithë kohës kanë qenë aty për mua. Ndërsa kundërshtime të drejtpërdrejta realisht nuk kam patur, por nuk besoj se do të kishin ndikim tek unë. Unë kisha një qëllim dhe nuk mund të më ndalonte askush, për sa kohë kisha si mbështetje prindërit e mi.

Ke krijuar miqësi me vajzat e tjera dhe a vazhdon t’i ruash marrëdhëniet e mira?

Me vajzat ruaj raport shumë të mirë edhe tani. Me njërën prej tyre kam patur miqësi përpara pjesëmarrjes në ‘Miss Shqipëria’. Me të tjerat u njohëm gjatë rrugëtimit të përbashkët, por vazhdoj të takohem me to dhe të ruaj kontaktet. Në ‘after-party’ pas finalizimit të gjitha më kanë përgëzuar dhe ishin shumë të lumtura për mua.

Si ka qenë rrugëtimi në ‘Miss Shqipëria’? Prapaskenat e realizimit, udhëtimet, gjithçka që publiku e sheh përciptazi a është aq argëtuese sa duket?

Shumicën e kohës kur xhironim në destinacionet që vizitonim kamerat na filmonin pa mendje, prandaj nuk provonim fare të shtireshim. Ka pasur argëtim pa fund, por edhe punë e përkushtim. Pa këto të dyja nuk mund të realizohej një punë e mirë.

A e ka qenë më e vështirë për ty që të mësohesh me të qendruarit në taka për një kohë të gjatë dhe detaje të ngjashme?

Ka qenë pak i vështirë fillimi, të mësuarit me ekuilibrin dhe të qëndruarit në taka për një kohë të gjatë, pasi me herët unë nuk i përdorja fare, ndërsa tani i vesh kur duhet. Por kam arritur të mësoj shpejt. Kemi pasur rreth dy javë përgatitje intensive përpara se të nisnim xhirmet.

Si ka ndryshuar jeta jote pasi fitimit të kurorës së “Miss Shqipëria”?

Tani njerëzit nuk më shohin më si ‘Alba e dikurshme’, por si ‘miss-i’. Por jeta ime në përgjithësi nuk ka ndryshuar, përveç faktit që kam disa angazhime më tepër.

Është vërtetuar nga shembujt e viteve të kaluara se të qenurit pjesë e kompeticioneve të bukurisë të hap rrugë në botën e televizionit, ka qenë ky një synim i juaji? E imagjinoni veten në një të ardhme të afërt si pjesë e tij?

Nëse do arrij të gjej kohë pas angazhimit me shkollën të cilën siç e përmenda e kam primare, mbase do bëj diçka edhe në televizion. Por nuk është një synim i imi, është plan dytësor.

E ke ndjerë peshën e famës pas fitimit të kurorës mes 31 pjesëmarrëseve të tjera?

Në shkollë e ndjej më tepër, aty tashmë më njohin të gjithë dhe reagojnë për këtë fakt. Një pjesë janë krenarë, por ka edhe nga ata që nuk janë shumë të lumtur për arritjen time, gjë që nuk më shqetëson aspak. Gjithmonë ka dy anë të së njëjtës medalje.

Fakti që ti u shpalle fituese në edicionin e 20-të të konkursit më të njohur të bukurisë në Shqipëri, pati një domethënie të veçantë për ty?

Ky detaj ka qenë qershia mbi tortë, e bëri akoma më të veçantë. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të arrija të fitoja, madje kur është thirrur emri im nuk e dëgjova fare. Veshët e mi në atë moment thjesht nuk dëgjonin asgjë, por kur pashë që u drejtuan nga unë aty kuptova gjithçka dhe nuk i mbajta dot lotët.

Marrëdhënia me stafin që merret me organizimin ka qenë e mirë? Kanë qenë ndopak të ashpër me pjesëmarrëset, përfshirë dhe ty?

Sigurisht që kritikat janë pjesë e punës, pasi stresi ishte i madh për të gjithë dhe disiplina i vë gjërat në vijë, por pas kamerave ne ishim një familje e madhe dhe e bashkuar.

Si ndihesh që do të jesh përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Globe”?

Jam shumë e lumtur dhe mezi pres t’i takoj gocat pasi jam edhe në rolin e ‘mikpritëses’. Kompeticioni do të zhvillohet në 9-23 tetor, tek ‘Amfiteatri’ në zonën e Liqenit Artificial. Sigurisht përpara finales do të kemi edhe një tur nëpër trevat shqiptare. Disa prej pjesëmarrëseve i njoh, pasi kam folur me to nëpërmjet rrjeteve sociale – revistawho.com

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori