LAJMI I FUNDIT:

Kush është Selman Kadria, personazhi i shumë këngëve patriotike? (Video)

Kush është Selman Kadria, personazhi i shumë këngëve patriotike? (Video)

Selman Kadria lindi 1906 në Cërcë të Istogut dhe vdiq në vitin 1938.

Për atë janë thurur shumë këngë, sepse ai ka vrarë kryetarin e çetnikëve të Istogut Vojvoda Miliç Kërstiç, i cili në ato kohë ushtronte terror në Istog.


Kadria la pas vetën gruan dhe tre fëmijë, ndërsa njëra nga vajzat e tij ende është gjallë.

Shkurte (Hasanaj) Kajtazaj rrëfen për emisionin “Dosja D” në RTV Dukagjini se si Selmani mori vendim për të vrarë kryetarin e çetnikëve të Istogut, Vojvoda Miliç Kërstiçin.

Ajo thotë se Selmani e kishte siguruar familjen që të mos binte në duar të serbëve.

Në pranverën e vitit 1938 Vojvoda Miliç Kërstiç e mori Selmanin për peshkim, sepse thuhej që ai e merrte shpesh Selmanin madje ia besonte edhe armën.

“Baba na ka dërgua të dajtë neve edhe ka shkua te shtëpia. Ai e ka dërgua dikë, që Selmani të shkojë me Vojvodën, sepse vojvoda s’ka guxua vetëm me ec. E ka marrë pushkën edhe ka shkua bashkë me Selmanin dhe ka hyrë llugave. Atje Selmani e ka vra me armën e tij dhe e ka fsheh, por banorët e Vrellës e tradhtuan sepse atë s’kanë mundur të gjejnë”, rrëfen bija e Selman Kadrisë.

Banorët e Istogut rrëfejnë se Selmani ishte rritur në frymë atdhetari, dhe kjo ishte edhe njëra prej arsyeve pse ai vrau komandantin e serbëve Miliç Kërstiç.

Sadik Maxharraj tregon se Miliç Kërstiç kishte vrarë e torturuar shumë djem e burra të atyre anëve, derisa u rritë Selman Kadrija.

“Selman Kadria e ndau nga jeta Miliç Kërstiçin, por pas kësaj vrasje Cërrca ishte rrethuar nga xhandarët serbë për të kërkuar Selman Kadrinë”.

Historianët thonë se ka pak dokumente për këtë ngjarje dhe Selman Kadrinë.

“Një burim shkruan se Selman Kadrija ka lidhje serbe, por familja e tij e mohojnë. Libri i Dr. Liman Rushiti për “Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928′ i referohet një interviste se si është e mundur që Selman Kadrija të kishte lidhje kaq të afërta me Miliç Kërstiçin. Në bazë të atij libri profesori nxjerrë se Selman Kadrija ishte nip i serbëve”, thotë historiani Haxhi Dauti.

Pas vrasjes së Miliçit Selmani kishte tentuar të largohet në Shqipëri, por plani i dështoi.

“Selmani ka shkuar deri në Rugovë dhe ka qëndrua dy javë. Tani është kthyer në bjeshkë prapë dhe aty ka takuar djalin e dajës së babës të cilit i ka thënë shko në shtëpi e thuaj babës të më bjer bukë. Djali ka shkuar dhe pasi ka lajmëruar babin, ky i fundit ka njoftuar serbët dhe është nisur për te Selmani. Pasi ka takuar Selmanin ai e gënjyer se do ta dërgon në një vend të sigurt, dhe rrugës e ka plagosur rëndë me sëpatë i cili pasi kishte arritur në Komunë kishte ndërruar jetë”, rrëfen bija e Selmanit./Telegrafi/

Dosja Historike 28.09.2018

Dosja Historike 28.09.2018

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 28 septembre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori