LAJMI I FUNDIT:

“MH370 nuk u përplas në det sepse telefonat e pasagjerëve ishin aktivë, edhe katër ditë pas zhdukjes së aeroplanit”!

“MH370 nuk u përplas në det sepse telefonat e pasagjerëve ishin aktivë, edhe katër ditë pas zhdukjes së aeroplanit”!

Fluturimi MH370 nuk mund të ketë rënë në det sepse telefonat e pasagjerëve vazhdonin të bien për katër ditë pasi aeroplani u zhduk, një ekspert i telekomunikacioneve ka pohuar sensacionin.

Ka një numër teorish se pse aeroplani i Malaysia Airlines u zhduk gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin, duke përfshirë një teori të çuditshme e cila thotë se aeroplani u ul pranë Australisë për t’u përdorur në aktivitetet e mëvonshme terroriste.


Dhe e fundit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është ajo e një eksperti të telekomunikacionit, i cili pohon se ka prova që MH370 nuk u rrëzua në det në mars të vitit 2014.

Teoria e Paul Franks bazohet në faktin se familjet e pasagjerëve në fluturimin në fjalë, kur bënin thirrje tek të afërmit e tyre, telefonat e tyre ende ishin aktivë, edhe deri në katër ditë pasi u zhduk aeroplani.

Madje, siç thuhet më tej, një anëtar i familjes u shfaq edhe në televizionin kinez për t’u treguar njerëzve se telefoni i vëllait të saj ende po binte.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, një grup prej 19 familjesh të gjithë pretendonin se telefonat e të dashurve të tyre ende binin për katër ditë pas zhdukjes, por nuk morën përgjigje nga asnjë prej thirrjeve.

E Franks shkroi në Reddit: “Nëse aeroplani kishte rënë në Oqeanin Indian, nuk ka asnjë mënyrë që telefonat të vazhdojnë të jenë aktivë”.

“Nuk është e mundur. Sapo një telefon të zhytet në ujë, sidomos në ujin e detit, ai vdes”. “Edhe nëse do të mbijetonte, nuk do të merrte sinjal nga thellësia e oqeanit”. “E gjithë kjo tregon se avioni nuk u rrëzua në det”.

Por një ton zileje nuk do të thotë gjithmonë se pajisja është aktive.

Analistët e Wirelessit thonë se toni i telefonimit është një mashtrim psikologjik që përdoret qëllimisht për të mbajtur telefonuesit në linjë ndërsa rrjeti përpiqet të lidhë thirrjen e tyre.

Kjo është bombë e fundit për misterin më të madh të aviacionit në histori. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Botë
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Azia

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Kalo në kategori