LAJMI I FUNDIT:

Hitchner: Ndryshimi i kufijve, një princip i keq dhe me pasoja

Hitchner: Ndryshimi i kufijve, një princip i keq dhe me pasoja

Bisedimet për ndryshime të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë një princip i keq dhe se ato hapin mundësinë që çështjet brenda Kosovës të mos zgjidhen, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bruce Hitchner, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin amerikan “Tufts”.

“Mendoj se është një princip i keq. Mendoj se asnjë prej këtyre pyetjeve (problemeve në rajon) nuk do të zgjidhet me ndryshime të kufijve. Para së gjithash, kjo hapë mundësinë që të mos zgjidhë as situatën brenda Kosovës. Së dyti, mundet që në mënyrë potenciale të destabilizojë Serbinë e cila ka grupe tjera etnike në territorin e saj dhe të cilat papritmas mund të vendosin që kanë interes më të madh në çështjet territoriale. Kjo nuk ndihmon as situatës në Bosnje Hercegovinë”, ka thënë Hitchner.

Sipas tij, ky është një kthim prapa në politikën e bashkësisë ndërkombëtare për kundërshtimin e ndarjeve dhe se kjo vetëm do ta konfirmonte një mënyrë të re të spastrimit etnik.


“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një qëndrim të kujdesshëm në këtë çështje, do të shikojnë me kujdes se çfarë përfundime do të dalin nga këto bisedime, edhe pse unë mendoj se në fund të ditës nuk do të ketë asgjë prej kësaj. Megjithatë, SHBA-të janë të gatshme të shikojnë në këtë mundësi duke i mbajtur dyert e hapura. E kuptoj këtë princip në një mënyrë, por gjithashtu mendoj se nuk mund të përqendrohesh thjeshtë në gjetjen e diçkaje që duket si zgjidhje pragmatike, pasojat e mundshme të së cilës janë shumë më të mëdha”, ka deklaruar në këtë intervistë, profesori Hitchner.

Ai mendon se zgjidhja për Kosovën dhe Serbinë kurrë nuk do të mund të vendoset përmes asaj se kush kontrollon cilën pjesë të territorit përmes kufijve.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori