Versace i është shitur grupit amerikan, Michael Kors, kundrejt vlerës prej 2.1 miliardë dollarë, si një ndër shembujt e fundit ku një brand evropian shumë i suksesshëm mode, i krijuar që nga themelet e tij nga anëtarët e një familjeje, i shitet një konglomerati botëror të modës. Michael Kors, i cili vitin e kaluar bleu një ndër brandet më të njohura të këpucëve, Jimmy Choo, kundrejt vlerës prej 900 milionë paund, konfirmoi ditën e djeshme blerjen e Versace, duke i bashkuar në një kompani të re të quajtur Capri Holdings.
Kjo kompani e cila u themelua rreth 40 vite më parë, e ka ndërtuar imazhin e saj më shumë kujdes, gjë kjo që ia ka rritur asaj besimin ndër vite, duke veshur kështu disa prej emrave më të njohur si Princeshë Dianën, Demi Moore, Elizabeth Hurley, etj. Familja zotëron 80 për qind të biznesit, ku mbesa e Gianni Versaces, Allegra Versace Beck ka 40 për qind të aksioneve në një vlerë prej 732 milionë eurosh, nëna e Allegrës dhe motra e Giannit, Donatella Versace, ka 16 për qind të aksioneve dhe vëllai më i madh i Gianni ka 24 për qind të aksioneve. Familja, e cila trashëgoi kompaninë pas vrasjes së Gianni Versaces jashtë rezidencës së tij në Miami në vitin 1997, do të vazhdojë të ketë aksione më vlerë prej 150 milionë eurosh në Capri Holdings, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Michael Kors tha se do të rrisë numrin e dyqaneve Versace nga 200 në 300, dhe se stili i patjetërsueshëm i Dontalla Versaces do të vazhdojë të mbetet në qendër të estetikës së dizajnit të Versace. Kontestimet dhe kritikat kanë qenë të shumta nga fansat e Versaces në rrjetet sociale, duke u shprehur se Versace nuk duhet të pranonte t’i shiste asnjë për qind të aksioneve të saj Michael Cors, duke thënë se ai do ta fundoste këtë kompani shumë shpejt. Po me anë të një statusi Donatella Versace i është drejtuar të gjithë mbështetësve të saj duke i thënë se shitja e Versaces është besimi që ne kemi në suksesin e saj afatgjatë dhe përkushtimin ndaj këtij grupi të ri global të modës.
Por shitja e Versaces tek Michael Cors nuk është e vetmja e përmasave të tilla. Dior iu shit grupi francez Mowt Hennessy Louis Vuitton (LVMH), i cili zotëron Louis Vuitton, kundrejt vlerës prej 13 miliardë dollarësh gjatë vitit të kaluar. Grupi shumë i pasur francez Kering, i François-Henri Pinault mori kontrollin e plotë të Guccit në 2004 dhe gjithashtu zotëron Yves Saint Laurent, Balenciaga, Alexander McQueen dhe Bottega Veneta. Këtë verë familja Missoni e Italisë shiti 41 për qind të aksioneve të saj tek një ndërmarrje e kapitalit privat e mbështetur nga shteti Italian, kundrejt vlerës prej 70 milionë eurosh. Dizenjuesi belg, Dries Van Noten shiti një shumicë të aksioneve të tij tek grupi luksoz spanjoll, Puig. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe