LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për lëndën “Titanik”: Publikohen “bomba” për planin e votuesve të Pustecit

Gjykimi për lëndën “Titanik”: Publikohen “bomba” për planin e votuesve të Pustecit

Aksioni për votuesit e Pustecit ka filluar në vitin 2012, gjegjësisht një vit para zgjedhjeve të vitit 2013. Pushteti i atëhershëm ka organizuar këtë aksion sekret, përmes të cilit banorëve nga Pusteci, por edhe pjesëve tjera nga Shqipëria ju ka dhënë letërnjoftime të Maqedonisë, të cilat i kanë përdorur për të votuar.

Për momentin në Gjykatën Penale është duke u mbajtur seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën publikohen “bomba” të reja të cilat nga PSP janë propozuar si dëshmi në procesin gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një bisedë mes Jankulloskës dhe Kirill Bozhinovskit dëgjohet se si ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, ia shpjegon planin e dhënies së letërnjoftimeve banorëve nga Pusteci.


“Ljube ka bërë çmendurina të tilla. Ai ju ka dhënë nënshtetësi, por i ka regjistruar në adresë të MPB-së “Dimçe Mirçev” pa numër. Këtë e dinë të gjithë. Por ne të mos e përhapim”, i thotë Jankulloska, Kirill Bozhinovskit.

Më pas në një bisedë tjetër të publikuar në seancën e sotme, dëgjohet Jankulloska duke biseduar me udhëheqësin e atëhershëm të DSK-së Sasho Mijallkov, bisedë nga e cila zbulohet se Mijallkov nuk e ka ditur planin e Pustecit, ndërsa ka marrë vesh nga “burime tjera”.

“Këtë jemi duke e bërë gjatë gjithë vitit, e di kryeministri, nga ai është”, i thotë Jankulloska, Sasho Mijallkovit.

Përndryshe, të akuzuarit në lëndën “Titaniku” akuzohen për mashtrime zgjedhore, financim joligjor të fushatës zgjedhore dhe mohim të së drejtës së votës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Kalo në kategori