LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi për lëndën “Total”, seanca e radhës më 3 tetor

Shtyhet gjykimi për lëndën “Total”, seanca e radhës më 3 tetor

Gjykimi për lëndën “Total” të Prokurorisë Speciale do të vazhdojë më 3 tetor, për shkak të ndryshimeve të strukturave pronësore të kompanisë “Mediamaks”, e cila së bashku me Dragan Pavlloviq-Llatas dhe personat juridik të firmave “Total Marketing” dhe “Total Media Center” akuzohen për fshehje të tatimit.

Para fillimit të seancës së sotme, avokati i “Mediamaks” njoftoi trupin gjykues se ka ndryshime në pronësinë e firmës dhe i mbaron autorizimi ligjor për mbrojtjen e kompanisë në procesin gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska tha se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës së sotme dhe gjykimi do të vazhdojë më 3 tetor.

Në lëndën “Total” i akuzuari i parë është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit.

Deri tani në lëndën “Total” janë prezantuar 16 nga gjithsej 39 “bomba”, të cilat PSP-ja i ka propozuar si dëshmi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori