LAJMI I FUNDIT:

Sigurimi i Kuvendit: I kam parë deputetët Mukoski dhe Vasilevski duke i hapur dyert e Kuvendit

Sigurimi i Kuvendit: I kam parë deputetët Mukoski dhe Vasilevski duke i hapur dyert e Kuvendit

Në vazhdimin e gjykimit për ngjarjet e 27 prillit, sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar edhe sigurimi i Kuvendit Vlladimir Stojkov.

Ai tha se pasi ka dëgjuar zhurmë, ka zbritur nga kabineti i Trajko Veljanoskit dhe i ka parë deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski se si i largojnë hekurat e dyerve kryesore për hyrje në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Zbrita nga shkallët dhe vërejta Krsto Mukoskin dhe Sasho Vasilevskin si i largonin hekurat nga dera e mesme”, tha Stojkov.

Ai shtoi se kur i ka parë Mukoskin dhe Vasilevskin duke i hapur dyert ju ka thënë: “Çfarë bëni? A e dini se çfarë do të ndodh nëse futet turma brenda?”, ndërsa tha se ata i janë përgjigjur se kjo nuk është puna e tij.

Stojkov tha se e ka vendosur njërin herkur për ta mbyllur derën, ndërsa tjetrin nuk ka arritur pasi nuk e ka lejuar deputeti i OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski.

Përndryshe, gjykimi për ngjarjet e 27 prillit sot ka vazhduar me pauza të shumta, ndërsa është duke zgjatur rreth 12 orë dhe pritet të dëshmojë edhe drejtori aktual i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, i cili në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, ka qenë i punësuar si sigurim i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski./Telegrafi/