Në gjykimin e Darko Tasiq, i akuzuar për krime të luftës, sot para Gjykatës Themelore të Prizrenit dëshmoi dëshmitari Kasum Hajdari.
Dëshmitari tregoi që si bashkëfshatar dhe fqinj të afërt që ishin me familjen Tasiq, kishin pasur raporte të mira “derisa një vit para luftës nisën provokimet nga ana e tyre”.
“Unë kam bartur zhavorr dhe transportin e kisha në Hoçë të Vogël, ndërsa Darko më provokonte duke më thënë që po i ndihmoj UÇK-së në shtrimin e rrugëve, në mënyrë që ata të veprojnë”, tha dëshmitari Hajdari para gjykatës.
“Shtëpia ime ka qenë e katërta me radhë, në të cilën shtëpi kemi qenë përafërsisht 12 veta. Aty afër ka qenë një mulli i joni ku janë pozicionuar policia dhe ushtria serbe dhe gradualisht kanë filluar të futen në dyert tona. Në pronën time kanë qenë rreth 30-40 ushtarë dhe rreth 10 policë. Në oborrin tim kanë qenë 4 ose 5 kamionë të ushtrisë serbe, ndërsa në oborret e Bajram, Musa dhe Malush Hajdarit ishin gjithsej 8 kamionë të tyre”, rrëfente Kasum Hajdari.
Mbrojtësi i të akuzuarit avokati Dejan Vasiq, e pyeti dëshmitarin se sa vjeç ka qenë vëllai i tij Arbeni si pjesëtar i UÇK-së dhe çka ka ndodhur kur ka ardhur policia tek ju?
Kryetari i trupit gjykues Artan Serjani, ia refuzoi këtë pyetje, pasi që prokurorja Drita Hajdari e kundërshtoi me arsyetimin se kjo pyetje nuk ka relevancë në këtë shqyrtim.
Dëshmitari Hajdari tha se e kishte parë Darkon me motokultivator, teksa po merrte gjësendet shtëpiake në shtëpinë e axhës së tij Dervishit.
“Është e vërtetë, unë kam parë Sveta, Sreçko dhe Darko Tasiq në mesin e ushtarëve dhe policëve serbë, dhe sendet që i kanë marrë gjysmën i kam gjetur në shtëpinë e Darkos”, tha ai.
Tasiq po akuzohet se këto krime i kreu në Kosovë në marsin e vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Pas kësaj, dëshmitari rrëfeu se si marsin e vitit 1999, janë dëbuar nga shtëpia e tij te shtëpia e Malush Hajdarit.
“Në shtëpinë tonë kanë marrë bukë dhe na kanë dhënë edhe neve. Aty ka qenë edhe Teodor Stanqiq i cili na ka thënë se kishte plane që neve të na lironte, ai bëri me dorë nga pjesa e Hasit dhe na tha se mund të shkojmë në kasarne (kazermë) në Prizren sepse aty ka mbrojtje”, tha dëshmitari Hajdari.
Avokati Vasiq theksonte se dëshmitari Hajdari në deklaratën e 16 Nëntorit 2012, nuk e ka përmendur të mbrojturin e tij Darkon.
Ndërsa prokurorja speciale Drita Hajdari kishte vërejtje duke shtuar se dëshmitari gjithmonë e ka përmendur Darkon.
Prokurorja Drita Hajdari, kishte shumë vërejtje në mënyrën e marrjes në pyetje nga ana e avokatit Vasiq, duke e konsideruar këtë në kundërshtim me dispozitat ligjore të cilat e përcaktojnë mënyrën e tërthortë të marrjes në pyetje të dëshmitarit, pasi që disa prej pyetjeve ishin bërë në seancën e kaluar nga ana e saj.
“Avokati Dejan Vasiq është duke i parashtruar pyetje direkte dëshmitarit. Kjo është turp, andaj ju lutem kryetar i trupit gjykues që të ndalet kjo mënyrë e pyetjeve dhe avokati ta marrë dëshminë e dëshmitarit në harmoni me ligjin”, theksoi prokurorja Hajdari.
Pas kësaj, një person- anëtar i familjes Shehu nga Krusha e Vogël, i cili kishte humbur 14 anëtarë të familjes së tij, nga publiku i drejtoi fjalë ofenduese gjyqtarit.
“Turp të kesh, bashkëpunëtor i kriminelëve”, tha ai.
Pas kësaj, gjyqtari Serjani mori vendim që personi që ofendoi të nxirret jashtë sallës.
Tasiq ishte deklaruar i pafajshëm, duke mohuar pretendimet e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria pretendon se Tasiq ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.
Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Me këto veprime sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.
Pika tjetër e aktakuzës që e ngarkon Tasiq, është se ndërmjet datave 26-27 mars 1999, si pjesëtar rezervë i Policisë së Jugosllavisë së bashku me kryes të tjerë të forcave të MPB-së, mori pjesë në përdhosjen e trupave të pajetë, të një numri të personave të paidentifikuar duke i djegur ata trupa në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar shkatërrimin e tyre si dhe duke i hedhur në mënyrë të pahijshme në Lumin Drin, në një vend që ndodhet jashtë fshatit Krushë e Vogël.
Sipas përshkrimeve të këtyre veprimeve, Tasiq ka kryer sulm të rëndë ose mizor ndaj dinjitetit personal njerëzor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova