LAJMI I FUNDIT:

Rivarrosen me nderime të larta shtetërore kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmori Qazim Jakupi

Rivarrosen me nderime të larta shtetërore kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmori Qazim Jakupi

Nën praninë e krerëve të lartë shtetërorë, bashkëluftëtarëve si dhe qindra qytetarëve sot u rivarrosen me nderime të larta shtetërore, kolonel Ahmet Krasniqi si dhe dëshmori Qazim Jakupi, në “Varrezat e dëshmorëve”, në Velani.

Sot u mbajtën edhe homazhe për nder të jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqi si dhe dëshmorit Qazim Jakupi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe një akademi përkujtimore, ku presidenti i vendit Hashim Thaçi nderoi me medalje presidenciale familjet Krasniqi dhe Jakupi.


Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës kohë më parë kishte marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit në vendlindje.  /Telegrafi/