Më 14 dhe 15 shtator u zhvillua finalja botërore e Red Bull Reign, në partneritet me Goodman League në fushat e njohura Barry Farm në Uashington, D.C.
Red Bull Reign është një turne unik 3 me 3 i basketbollit.
14 ekipe ndërkombëtare sfiduan basketbollistët më të mirë të botës për të paraqitur aftësitë e tyre në praktikë dhe një shans për t’u kurorëzuar kampionet e streetball-it.
Këtë vit u shtua një finale e femrave të SHBA-së me 8 ekipe të gatshëm për të garuar për titullin e parë të Red Bull Reign Women.
Ky turne u realizua në dy grupe me nga 7 ekipe. Në të njëjtën kohë u zhvilluan nga dy ndeshje në gjysmë-fushë, loja zgjatë tetë minuta ose cili arrin i pari të shënoj 21 pikë.
Kosova ishte pjesë e këtij turneu me përfaqësuesit e zgjedhur në Finalen Kombëtare të mbajtur në Prishtinë, ku ekipi Che Bar me Basketbollistët Fikret Shatri, Ardit Pepaj, Fisnik Juniku dhe Arian Mehmeti, arritën të kurorëzohen si fituesit kombëtar në Red Bull Reign Kosova dhe arritën të përfaqësojnë vendin tonë në këtë turne.
Përfaqësuesit e Kosovës arritën që nga të gjitha ndeshjet të grumbullonin 87 pikë duke e mposhtur Holandën, Malin e Zi dhe Filipinet, mirëpo fatin e njëjtë nuk e patën gjatë ndeshjes me Amerikën, Afrikën dhe Kazakistanin. Edhe pse nuk arritën të kualifikohen për në gjysmë finale ata treguan një lojë të mire si dhe arritën t’i takonin ish-lojtarët e NBA-së të cilët ishin pjesë e këtij turneu.
Ky turne me simboliken që ka, meriton të marrë mbështetje edhe më të madhe duke përgatitur dhe inkurajuar sportistët tanë, që të jenë sa më aktivë, në mënyrë që Kosova të jetë pjesëmarrëse edhe në turnet e radhës, që organizohen nga Red Bull.
Këto fitore të sportistëve tanë janë fitore për vetë Kosovën dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City