Banorët e Llapashticës së Poshtme sot janë tmerruar nga ajo çka kanë parë te varrezat e fshatit.
Të gjithë gurët e varreve janë thyer nga një person, i cili është arrestuar nga Policia. Mësohet se bëhet fjalë për një 26 vjeçar por që ka probleme mendore.
Rasti ka ndodh sot në mesditë ndërsa banorët kanë dal në vendin e ngjarjes menjëherë posa janë njoftuar se dikush i ka dëmtuar varret e të afërmeve të tyre. Sipas banorëve por edhe Policisë ky person ka dëmtuar gurët e 82 varrezave, por që nuk besojnë se një njeri normal e ka kryer këtë vepër të shëmtuar.
Isa Hyseni nga ky fshat tha se personi që e ka kryer këtë vepër nuk mund të jetë normal por vetëm se ndonjë i sëmurë psikik.
“Rastësisht dëgjova prej bashkëfshatarëve për rastin që ka ndodhur. Po shihet nuk kam ndonjë koment veç po mendoj që një njeri normal nuk e bën këtë. Sigurisht është i sëmurë psiqik. Po t’ish për inati të dikuj kish ndodh që ose i kish rrëzu të një personi ose të një mahalle.Këtu veq është në pyetje për ndonjë të sëmurë psikik. Është punë e gjykatave le të vazhdojnë. Punë e mirë jo hiq, mu marr me varre me të vdekur…I kemi telashet, 1001 telashe na kanë kaplu mu merr tash edhe me këto punë. Turp i madh”, tha Hyseni.
Edhe Fahredin Murati thotë se ka dal tek varret posa ka dëgjuar për këtë veprim. Ai thotë se kjo është një vdekje e dytë për ta pasi që janë dëmtuar shumë varret e të afërmeve të tyre.
“Sot përmes një bashkëfshatari jam njoftuar se janë demoluar varrezat. Kur erdhëm i pamë në këtë gjendje çkado që të them heshtja flet më shumë se çdo fjalë se me të vërtetë është një vdekje për së dyti të të afërmeve tanë. Kushdo që e ka bërë këtë ai më së pakti mund të quhet njeri”, tha Murati duke kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të zbardhet sa më shpejt.
E i tronditur shprehet Ilmi Latifi. Ky banor tregon se janë dëmtuar 82 varre ndërsa ka kuptuar se dikush është arrestuar nga Policia.
“Çka ka ndodh këtu 82 gurë një njeri me mend se bën. .Kjo qa ka ndodhë na ka trondit. Me sa jemi informuar personi është arrestuar”, tha Latifi.
Për këtë rast Policia ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili është nga ky fshat por që sipas zëdhënëses së Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku mësohet se i njëjti ka probleme mendore.
“Sot rreth orës 12:00 në Llapashticë të Poshtme janë raportuar se janë dëmtuar gurë të varreve. Bëhet fjalë për dëmtimin e 81 varreve. I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Bëhet fjalë për një mashkull 26 vjeçar. Dyshohet se ka të meta mendore dhe se rasti po trajtohet nga Policia”, tha Çitaku për KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kërkesa për rritjen e pagave, Qeveria dhe Sindikata e AOJSHQ-së do të takohen pas kthimit të kryministrit nga SHBA-të
Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare
Shet veturën e vjedhur jashtë vendit, arrestohet një 35-vjeçar në Kaçanik
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit