Boksieri Erdonis Maliqi është njëri nga pesë sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Verore për të rinj, ‘Buenos Aires 2018’.
Maliqi të enjten bashkë me boksierin tjetër, Shpëtim Bajoku dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevcin, kanë udhëtuar për në përgatitje jashtë vendit, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Boksierët do të përgatiten në Durrës të Shqipërisë, derisa shpenzimet e përgatitjeve hiqen nga Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK do të dërgojë edhe katër sportistët tjerë në përgatitje për Buenos Aires 2018.
Në kryeqytetin e Argjentinës, Kosovën për herë të parë krahas Maliqit, do ta përfaqësojnë edhe xhudistja Erza Muminoviq, e vetmja me normë Olimpike, si dhe Melisa Zhdrella (not), Muhamet Ramadani (atletikë) dhe Bleron Fetaovski (peshëngritje).
Zhdrella, Maliqi dhe Fetaovski janë ftuar nga KON-i në bazë të kriterit të univerzalitetit (komisioni tre palësh: Solidariteti Olimpik i KON-it, Federata Ndërkombëtare përkatëse dhe ANOC), kurse Ramadani është ftuar nga Federata Evropiane e Atletikës.
“Jam i lumtur që na janë mundësuar përgatitjet para Lojërave Olimpike për të rinj. Do të përgatitemi dy herë në ditë dhe besoj se do të përgatitemi mirë. Ka qenë ëndërr e imja të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të Rinj dhe shpresoj të fitoj medalje”, thotë Maliqi për “noc-kosovo.org”.
17-vjeçari është pjesë e klubit të Dritës së Gjilanit, derisa garon në kategorinë -64 kilogramë. Bashkë me të në përgatitje do të jetë edhe Shpëtim Bajoku i klubit të Gollakut, i cili synon që të ndjekë rrugën e Maliqit dhe në të ardhmen të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Doajeni i boksit, Mehmet Bogujevci, është shumë optimist se këto përgatitje do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë Maliqit, për të fituar medalje.
“Faleminderit KOK-ut që na mundësoi përgatitjet për Maliqin. Deri më tani, Erdonisi ka punuar edhe në klubin e tij, kurse tani i ka përgatitjet përfundimtare, ku do të punojë në përgatitje tekniko-taktike. Mendoj që Erdonisi është talent i rrallë dhe jam i bindur se është ndër boksierët më të mirë në Evropë, por herën e fundit në evropian u dëmtua nga gjyqtarët. Shpresoj të ketë edhe fat dhe të kthehet me medalje”, theksoi Bogujevci. Boksierët do të përgatiten deri më 28 gusht.
Boksierëve iu uroi fat dhe suksese edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi.
Lojërat Olimpike Verore për të rinj, ‘Buenos Aires 2018’, mbahen në Buenos Aires të Argjentinës, prej 6-18 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit