Organizata Çohu! sot ka mbajtur një konferencë për media lidhur me financimin e partive politike, ndërsa u tha se mënyra e financimit të partive politike në Kosovë që nga krijimi i institucioneve është përcjell me probleme dhe defekte të shumta, të cilat kanë bërë që ky proces të mbetet i pakontrolluar dhe menaxhuar siç duhet.
Çohu thekson se financimi edhe pse i rregulluar me ligjin e vitit 2010, dhe i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2012 dhe 2013, tregon shumë probleme dhe zbrazëtira juridike që po e bëjnë këtë ligj të pazbatueshëm dhe të pasuksesshëm në rregullimin e financimit të partive politike.
“Pavarësisht se struktura ligjore përcakton një model të caktuar të financimit, njeh kategoritë e mundshme të financimit dhe përcakton edhe masa disiplinore kundrejt mungesës së transparencës, Ligji për Financimin e Subjekteve Politike mbetet ndër ligjet më të pazbatuara në nivel vendi”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj organizate, edhe pse ligji në disa raste ka paraparë masa të kontrollit për parandalimin e raporteve klienteliste, në raportet e auditorit asnjëherë nuk përmenden si të gjetura.
“Në raportet e auditorit për subjektet politike për vitet 2013-2016 të publikuara nga KQZ, vërehet tendenca e njëjtë e financimit nga donacionet e jashtme. Përveç që në raportet e reja disa nga subjektet politike deklarojnë vlera të mëdha të donacioneve në kontribute për mallra dhe shërbime, por këto donacione janë të deklaruara në mënyrë shumë të paqartë.
“Në raportet e para të publikuara nga KQZ-ja nuk ishin të paraqitur numrat personal të personave që kanë dhënë donacione për partitë politike, gjë që ka bërë të pamundur për Çohu-n të identifikojë donatorët dhe të hulumtoj lidhjet e tyre me bizneset për vitet e fundit. Tanimë KQZ ka publikuar si të korrigjuara këto raporte, ku gjenden edhe numrat personal. Organizata Çohu do të vazhdojë me identifikimin e lidhjeve klienteliste në raportet donator-parti edhe për këto vite”.
Meqenëse masat e deritanishme ligjore nuk kanë parandaluar raportet e mundshme klienteliste në mes subjekteve politike dhe bizneseve, Çohu konsideron që është e domosdoshme që financimi nga subjektet juridike të cilat kanë marrëdhënie kontraktuale me institucione publike të ndalohet plotësisht.
Një e metë tjetër e cila nuk është trajtuar deri më tani është edhe mungesa e transparencës së burimeve dhe shpenzimeve në fushata zgjedhore nga kandidatët.
Gjatë fushatave zgjedhore kandidatët e partive politike zakonisht realizojnë fushata individuale me shpenzime shumë të mëdha të cilat asnjëherë nuk i deklarojnë.
Çohu konsideron që shpenzimet individuale të kandidatëve duhet të deklarohen në pasqyrat financiare të subjekteve politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025