LAJMI I FUNDIT:

11 shtator 2001: Misteri i një fotoje të një dite tragjike

11 shtator 2001: Misteri i një fotoje të një dite tragjike

Data 11 Shtator është futur në historinë njerëzore si një ditë tragjike.

Më shumë se 3 mijë njerëz humbën jetën nga sulmet mbi dy kullat binjake në Nju Jork, në një sulm që u konsiderua si terrorist, pas së cilës pasoi ndërhyrja amerikane në Irak dhe Afganistan.


E gjitha çfarë ndodhi atë ditë u fiksua në shumë pamje e foto.

Por njëra prej tyre bën diferencën: ajo e një njeriu me gjasë është vetëhedhur e po bie në një vdekje të sigurt, nga lartësia e njërës prej kullave.

Ishte një ditë në të cilën mijëra njerëz humbën jetën, ditë e cila ndryshoi rrjedhën e historisë botërore dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Ndaj, fotoja e rënies së tij së shpejti do shkonte drejt harresës, kryesisht dhe për shkak të presionit publik.

Çdo media që e postoi atë pamje u godit menjëherë nga kritikat.

Identiteti i një personi, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentja e fotografit të Associated Press, nuk u konfirmua asnjëherë.

Supozohet se pothuajse 200 njerëz u vetëhodhën duke shkuar drejt një vdekjeje të sigurt, duke konvertuar mënyrën e ikjes nga kjo botë, pra shmangur djegien dhe zgjedhur hedhjen.

Më pas, mijëra trupa u gjetën nën ton çeliku dhe betoni, gjë që e komplikonte më tej identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, padi dy versione të ndryshme të identitetit të personit në foto.

Së pari, ishte gazetari kanadez Peter Chaney që arriti në përfundimin se njeriu në foto ishte Norberto Hernandez, një kuzhinier i Windows-it, restorantit të famshëm që ndodhej në majë të kullës veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes Hernandez ishin të bindur se bëhej fjalë për Norberton. Por pas një rishikim më të hollësishëm të fotografive të tjera, u arriti në përfundimin se njeriu “në fluturim” nuk ishte Norbertoja.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, gazetari Tom Junod arriti në përfundimin se mund të bëhej fjalë për 43-vjeçarin Jonathan Briley. Edhe ai ishte pjesë e stafit të Windows-it që punonte aty si teknik.. Ekzistoi një teori se, nëse ishte me të vërtetë Briley, ai aksidentalisht ra nga restoranti dhe nuk u vetëhodh.

Kreu i rrjetit Windows-it në botë, Michael Lomonaco, tha se ekzistonte një mundësi që vërtetë mund të ishte Briley. Edhe motra e tij, Gwendolyn, gjithashtu mendoi se në foto ishte Jonathan. “Kur e pashë për herë të parë foton dhe dallova aty një njeri të gjatë, thashë me vete: ‘sikur të mos e njihja mirë do mendoja se është Jonathan’”, tha Gwendolyn në vitin 2003.

Por dhe ky version ra. Identiteti i personit në foto kurrë nuk ndoshta nuk do të përcaktohet me siguri, por do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i spikatur i pafuqisë njerëzore përballë terrorizmit të marrë. /Dita/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori