Ekspertët kërkojnë bashkimin e DSK-së dhe agjencisë së inteligjencës (Video)
![Ekspertët kërkojnë bashkimin e DSK-së dhe agjencisë së inteligjencës (Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/02/puna-e-dsk-s-euml-nuk-mbik-euml-qyret-duke-pir-euml-kafe-n-euml-zyra_hd-780x439.jpg)
Ndarja e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është zgjidhja më e mirë për reformimin e shërbimeve të sigurisë, vlerëson ish kryeshefi i policisë Lubomir Gjurçevski. Ai madje sugjeron edhe bashkimin e DSK-së me Agjencinë së Zbulimit. Aktualisht, DSK-ja është në kuadër të MPB-së kurse Agjencia e Zbulimit ose e Inteligjencës është nën kompetencat e Presidentit të vendit.
Duhet të formohet një agjenci e kompletuar për zbulim dhe kundërzbulim për shkëmbim më të shpejtë të informacioneve të nevojshme ku do të hy edhe ndjekja e financimit ndërkombëtar të terrorizmit, edhe larja e parave. Aty të formohet një pjesë e re e cila do të ketë edhe ekspertë më të mirë të sigurisë të cilët janë të shqetësuar për sigurinë kombëtare. Të ketë mundësi 24, 48 ose 72-orësh për ndjekje të komunikimeve të caktuara pa urdhër por në mënyrë telefonike ose formë tjetër të parashikuar me ligj, të njoftohet gjykata supreme dhe Prokurori publik”- pohoi Lubomir Gjurçevski, ish kryeshef i policisë.
Gjurçevski thotë se është e paevitueshme që DSK-ja edhe më tej të merret me ndjekjen e telekomunikimeve. Sipas tij, ky organ do të ndjekë dhe hetojë dyshimet për cënimin e sigurisë kombëtare dhe terrorizmit kurse Agjencia Teknike Operative do të ndjekë vetëm rastet për hetimin e krimit të organizuar.
Ajo agjenci e re që do të ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme sigurisht që do të ketë edhe autorizime në pjesën e marrjes së masave të veçanta ku bëjnë pjesë edhe ndjekja e telekomunikimeve, incizimi sekret, etj. Duam ta pranojmë ne ose jo. Sepse ajo gjë për atë agjenci do të jetë mjet bazë për punë. A do të thotë kjo se aty do të krijojmë agjenci të re teknike operative?”- theksoi Lubomir Gjurçevski, ish kryeshef i policisë.
Sipas Gjurçevskit, është fakt që kuadri aktual në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim nuk ka kualifikim adekuat dhe propozon që ai kuadër të shpërndahet nëpër sektorët tjerë të policisë ose t’i nënshtrohet edukimeve të caktuara shtesë. Siç mësoi jozyrtarisht Alsat M, tre modele të mundshme për funksionimin e mëtejmë të sistemit të sigurisë dhe kundërzbulimit në vend janë në tavolinën e institucioneve kompetente për shqyrtim. Opsioni i parë është vazhdimi i modelit të deritanishëm me të cilin Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim mbetet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Modeli i dytë parashikon ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur. Modeli i tretë, bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Inteligjencës, gjegjësisht formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore. Me ndryshimin e modelit aktual parashihet të vendoset sistem për koordinim nëpërmjet të ashtuquajturit Këshill i Përbashkët Zbulues i cili do të formohet me vendim të Qeverisë dhe do të përbëhet nga kryeministri, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtme dhe drejtorët e tre organeve të sigurisë dhe kundërzbulimit. DSK-ja, pas këtyre ndryshimeve, parashihet të jetë subjekt i veçantë juridik nën kompetencat e Qeverisë. Drejtori i saj duhet të propozohet nga ekzekutivi por të zgjidhet nga Kuvendi dhe të ketë mandate tre-vjeçar me mundësi rizgjedhjeje. Të punësuarit në DSK do të kërkohet të kenë kualifikim të përshtatshëm profesional, etikë profesionale dhe të mos ketë konflikt interesi në punën e tyre. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/britaniku-380x233.jpg)
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
![Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rrefimi-i-reporterit-380x233.jpg)
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
![Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurban-bajrami-3.jpeg)
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/policia_logo22-380x233.jpg)
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes