Pronari i Euro Panel, Ibrahim Konushevci priti në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, ku u njoftua me shërbimet e OAK-së për bizneset anëtare dhe aktivitetet e ndërmarr nga oda për të ndihmuar në krijimin e lehtësirave për bizneset.
Konushevci theksoi që edhe biznesi i tij , si shumë biznese tjera në vendin tonë, problemin kryesor e kanë energjinë elektrike dhe ndaljet që vijnë pa paralajmërim. Ai shtoi që ka pas raste kur brenda një dite të vetme të ketë deri katër herë ndërprerje të pa paralajmërueshme të energjisë dhe se çdo ndërprerje i ka shkaktu 300-400 € humbje, kjo për shkak se lloji i punës është i tillë që çdo ndërprerje ndikon në prishjen e materialit.
Problem tjetër u konsiderua edhe maxigrafi, pasi që për çdo start biznesit i shkaktohen kosto shtesë.
Parregullsi të mëdha u konsiderua të ketë edhe prej Doganës dhe ATK-së, ku sipas Konushevcit dy biznese po lirohen nga taksa doganore dhe ajo e TVSH-së me arsyetimin që janë prodhues, edhe pse dihet që ato thjeshtë importojnë panele të gatshme. Ai edhe pse ka reaguar ndaj këtij rasti, nuk ka marrë përgjigje pozitive nga inspektorët, duke e arsyetuar këtë vendim që këto biznese bëjnë gjysmë prodhim, edhe pse një gjë e tillë nuk ndodh në realitet.
Bizneset duhet të unifikohen sepse vetëm kështu do të tejkalohen më lehtë sfidat me të cilat ato po përballen vazhdimisht, u tha ndër të tjera nga kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi. Ai gjithashtu premtoi që OAK do të bëjë çdo gjë nga ana e saj në mënyrë që rasti me ATK dhe Dogana të zgjidhet sa më shpejtë.
Në fund të këtij takimi Konushevci shtoi që biznesi i tij do të jetë anëtarë i OAK-së dhe se do të punoj që së bashku të krijojmë një ambient më të favorshëm për të bërit biznes në Kosovë.
Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi.
Për më shumë, Euro Panel është biznes i ri i cili bënë prodhimin e paneleve izoluese të mbushura me poliuretan, e që ndryshe njihen si sandwich panele. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles