Idenë e hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq në prag të bisedimeve për shkëmbimin e territoreve e refuzojnë qeveria dhe opozita në Gjermani.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot qëndron në Shkup për të mbështetur referendumin për emrin e Maqedonisë, pritet ta theksojë edhe njëherë pozicionin e saj kundër këmbimit të territoreve.
Për këtë çështje ajo do të bisedojë të dielën e ardhshme (16.09.) në Berlin edhe me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, në rolin e këtij si kryetar i radhës së BE-së, siç bëri të ditur të premten zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.
Zëdhënësi i qeverisë, Seibert nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Austrisë ndaj idesë së këmbimit të territoreve, por theksoi se qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar.
Në rang Evrope duket se ka diferenca për këtë çështje. Ndërsa kancelarja Merkel dhe ministri i punëve të jashtme, Heiko Maas, janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Brukseli dëgjohen herë pas here zëra mbështetës.
Në një intervistë dhënë së fundmi gazetës “Die Welt”, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, është shprehur se „në këtë moment ka rëndësi që t’i lëmë palët të shkëmbejnë këtë ose ide të tjera nën udhëheqjen e BE-së”.
Politikani austriak pat shtuar se ka besim se “qeveritë në Serbi dhe Kosovë do të jenë të përgjegjshme, sepse e dinë se mund të fitojnë mbështetje ndërkombëtare vetëm nëse marrëveshja e tyre nuk plotëson vetëm nevojat rajonale, por sjell edhe më shumë qëndrueshmëri për të gjithë rajonin”.
Hahn tha më tej se një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të kishte një “domethënie fondamentale” për Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni do të bjerë në qetësi vetëm nëse të gjithë vendet do të bëhen anëtarë të BE-së.
“Ne vazhdojmë të jemi për një bashkëjetesë multietnike. Frika se mos si pasojë e ndryshimit të kufijve do të shpërthente një „luftë etnike” nuk përkon me rrethanat demografike. Kjo nuk do të ndodhë”, citon “Welt” komisionerin Hahn.
Edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, nuk është shprehur kundër idesë së këmbimit të territoreve.
“Të dy palëve negociuese duhet t’u jepet një hapësirë për të zhvilluar dhe formuluar idetë e tyre. Sapo të kemi propozime konkrete ato duhet të vendosen në tryezë dhe të shqyrtohen pavarësisht nga rezultati i tyre duke marrë parasysh të gjithë rreziqet”, tha deputeti gjerman në parlamentin Europian për “Die Welt” duke shtuar gjithashtu se „integriteti territorial i vendeve euorpiane ka një vlerë të lartë”.
Ndërsa kolegu i tij në Bundestag, Jürgen Hardt, zëdhënës i grupit parlamentar për çështje të jashtme, është i mendimit se ndryshimi i kufijve nuk sjell paqe në rajon.
“Një paqe të qëndrueshme në Ballkan mund të ketë vetëm nëse njerëzit jetojnë në paqe, edhe nëse u përkasin kulturave dhe feve të ndryshme. Nuk mendoj se korrigjimet e kufijve janë ndihmesë për paqen”, tha Hardt deputeti demokristian për Deutsche Wellen.
Ai vuri në dyshim edhe legjitimetin e këtij plani.
“Për këto gjëra duhet të dakordohen parlamenti, qeveria dhe popullsia së bashku. Por për momentin nuk duket se është ashtu. Në Kosovë ka rezistencë masive kundër këtij plani edhe vetë brenda partisë presidentit”, tha Hardt. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
LSDM: Sulmet e BDI-së ndaj LSDM-së janë për të mbuluar marrëveshjet e tyre me OBRM-PDUKM-në
Arrestohet 24-vjeçari në flagrancë, shpërndante drogë në lagjet e Durrësit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles