Në Lidhjen e Sindikatës të Bujqve thonë se, edhe pse gati 12 vite shteti jep subvencione, në vend që të kemi rritje të hapësirave tokësore të mbjella me kultura bujqësore, ndodhë e kundërta – kemi zvogëlim të këtyre hapësirave, rritje të importit të prodhimeve bujqësore nga shtetet e rajonit, si dhe keqpërdorime të mëdha me shpërndarjen e subvencioneve
Subvencionet bujqësore që u ndan nga Qeveria e mëparshme dhe tani nga Qeveria aktuale nuk po japin rezultatet e pritura për bujqit. Profesorë të Fakultetit të Bujqësisë në Shkup thonë se në vazhdimësi, jo vetëm që kemi zvogëlim të hapësirave të tokave bujqësore, por shteti edhe më tej mbetet i varur nga importi i të gjitha prodhimeve bujqësore, shkruan gazeta KOHA. Sipas prodhuesve bujqësorë dhe profesorëve universitar të Bujqësisë, arsyet kryesore që në tregjet e gjelbra në Maqedoni kemi sasi të vogla të prodhimeve bujqësore, të cilat shiten me çmime të larta, është për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë bujqit, hapësirat shumë të vogla të tokave, makineri e vjetruar, si dhe mungesa e sistemit për ujitje të tokave bujqësore.
“Problem në vete paraqet edhe mbjellja e shumë kulturave bujqësore, për të cilat bujku individual aspak nuk e mendon plasmanin e prodhimeve. Pastaj shpenzimet e larta të bujqve për të mbjellë tokat, kemi kualitet të dobët të prodhimeve për shkak të edukimi jo profesional të bujqve dhe kontrollit të dobët nga ana tregtarëve, të cilat i blejnë këto prodhime bujqësore”, thotë Jovan Azhderski, profesor pranë Fakultetit të Bujqësisë në Shkup. Sipas tij, është më se e nevojshme që Ministria e Bujqësisë të organizojë trajnime dhe ti ulë në një tavolinë prodhuesit bujqësore përballë tregtarëve dhe industrisë përpunuese.
“Kështu, të gjithë së bashku të paktën dy herë në vit të takohen dhe atë një muaj para se të fillohet me mbjelljen e kulturave bujqësore dhe një muaj para se prodhimet të fillojnë të lëshohen në treg dhe të merren vesh për sasitë që do grumbullohen nga tregtarët, si dhe cili do të jetë çmimi i blerjes me shumicë të prodhimeve bujqësore. Pra, saktë të dihet se cili është çmimi për një kilogram i prodhimeve të klasit ekstra, të klasit të parë apo çmimi industrial. Dhe më e rëndësishmja e gjithë kësaj duhet të jetë respektimi i marrëveshjeve dhe nëse dikush nga tregtarët dhe industria përpunuese shkel marrëveshjen, të përgjigjet penalisht për mos respektim të marrëveshjes”, thotë profesor Azhderski.
Edhe profesori i Bujqësisë, Vladimir Ilievski shprehet se subvencionet të cilat ndahen gati 11 vite me radhë, aspak nuk po japin efektin e pritur.
“Subvencionet nuk kanë arritur efektet e pritura për shkak se pjesa më e madhe e subvencioneve kanë përfunduar në duar të gabuara. Numri më i madh i bujqve individual, me paratë e subvencioneve blejnë farën e grurit pa pyetur për cilësinë e farës, apo çfarë sorte është. Pra vetëm e vetëm për të marrë subvencionet. Pastaj farën e blerë e mbjellin në hapësira më të vogla të tokës, ndërsa pjesën tjetër të parave të mbetura nga subvencionet e shpenzojnë për blerje të gjërave tjera që aspak nuk korrespondojnë me qëllimin për të cilin shteti i ka destinuar”, thotë profesori Ilievski, i cili vlerëson se subvencionet duhet t’ju ndahen atyre bujqve bazuar në faktin se sa hapësirë tokësore kanë mbjellë dhe jo se sa planifikojnë të mbjellin.
Po ashtu, në Lidhjen e Sindikatës të Bujqve nga rajoni i Strumicës thonë se, edhe pse gati 12 vite shteti jep subvencione, në vend që të kemi rritje të hapësirave tokësore të mbjella me kultura bujqësore, ndodhë e kundërta – kemi zvogëlim të këtyre hapësirave, rritje të importit të prodhimeve bujqësore nga shtetet e rajonit, si dhe keqpërdorime të mëdha me shpërndarjen e subvencioneve.
“Pjesa më madhe e këtyre subvencioneve u janë shpërndarë personave që aspak për veprimtari kryesore nuk e kanë bujqësinë apo aktivistëve partiak. Se me të vërtetë ndodhë kështu, mjafton të jesh prezent kur paguhen subvencionet. Të parët që i marrin subvencionet janë personat, të cilët janë aktivist partiak. Pra, pjesa me madhe e subvencioneve shkon në duar të gabuar, ndërsa ata të cilët me të vërtetë merren më bujqësi, mbeten të fundit që i marrin subvencionet”, thonë nga Lidhja e Sindikatës të Bujqve nga rajoni i Strumicës.
Ndryshe, numri i bujqve që shfrytëzojnë subvencione për momentin është 80.000 dhe ky numër nga viti në vit rritet për 10 mijë persona. Subvencione më të larta paguhen për kultivuesit e duhanit. Pikërisht për këta bujq, për vitin 2018 janë paguar 279 milionë euro. Në anën tjetër, nga viti 2008 kur shteti filloi të ndajë subvencione për bujqit e deri në fund të vitit 2013, importi i prodhimeve bujqësore është rritur për 120.5 milionë euro. Ndërkohë, të dhënat e fundit statistikore tregojnë se në kuartalin e parë të viti 2017, eksporti i prodhimeve bujqësore kap shifrën prej 57.5 milionë euro që është për 13.5 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!