Pothuajse nuk ka asnjë mjek i cili nuk i mbath këtë lloj këpuce, mirëpo përse i mbathin ato?
Si duket ekziston një sërë arsyesh përse nallanet janë më të preferuara nga mjekët dhe përse pa to nuk mund ta imagjinojnë punën e tyre.
Nallanet u mundësojnë infermiereve dhe mjekëve mbështetje e cila u ndihmon që të kenë më pak dhembje në këmbë, nyja, gjunjë dhe në kurriz, gjë që është shumë me rëndësi, sepse ata kalojnë mjaft kohë duke lëvizur në këmbë, ndonjëherë as që kanë shans për të pushuar.
Nallanet e mira janë dizajnuar në mënyrë speciale për punë në vendet të cilat nënkuptojnë qëndrim të gjatë në këmbë. Në situata të këtilla janë më të dobishme sesa atletet dhe këpucët, por gjithashtu janë të mbyllura dhe i mbrojnë gishtat, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu ato janë të mbrojtura nga lëndimet eventuale për shkak të rënieve të objekteve, posaçërisht atyre të mprehta siç janë bisturitë e kirurgëve, goditjeve nga mjetet jo të mprehta dhe nga rrjedhja e lëngjeve të rrezikshme si edhe lëngjet trupore.
Nallanet nuk kanë rripa të komplikuar, andaj mbathja dhe zbathja është e lehtë dhe pa kurrfarë stresi dhe nevoje për t’u përkulur.
Nuk janë të gjitha nallanet njësoj të mira, andaj duhet kushtuar kujdes komforit, përkrahjes, sigurisë të cilën ofrojnë, stabilitetit si dhe në çfarë mase zvogëlojnë stresin.
Lloj i veçantë i nallaneve janë ato të kirurgëve, të cilat janë të punuara për mjekët dhe infermieret të cilët marrin pjesë në operacione.
Këto mbathje i mbajnë këmbët të pushuara edhe pas ndërresës prej 12 orësh, sepse eliminojnë dhembjen e shpinës. Janë të punuara kryesisht nga lëkura dhe lehtë pastrohen, ndërkaq materiali është cilësor dhe i rezistueshëm.
Nallanet janë të dobishme, sepse pengojnë rrëshqitjen, sepse në spitale dyshemeja vazhdimisht pastrohet. Kur personeli mjekësor ngutet që të arrijë te pacienti, është shumë me rëndësi që të mund të vrapojnë nëpër dysheme të lagësht kur e kërkon nevoja.
E fundit që u nevojitet mjekëve derisa vrapojnë për t’ua shpëtuar jetën pacientëve është që të mendojnë për atë se mund të rrëshqasin dhe të rrëzohen – apo që ajo vërtet edhe të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime