LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviç për zgjidhjen e “problemit të Kosovës”: Ky është shansi i fundit i gjeneratës sonë

Jovanoviç për zgjidhjen e “problemit të Kosovës”: Ky është shansi i fundit i gjeneratës sonë

Kryetari Partisë Liberal Demokratike (LDP) në Serbi, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se mos zgjidhja e problemit të Kosovës mund të jetë “kërcënuese pas Serbisë”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Jovanoviç beson se në këtë moment problemi kryesor i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës është se ndryshimi i shoqërisë serbe nuk është i mjaftueshëm dhe mungesa e racionalitetit.


“Nuk është e vërtetë se asgjë nuk do të ndodhë nëse e lëmë problemin ashtu siç është. Ne jemi të izoluar, hermetikisht, ku mbetemi kur shumica e vendeve në Asamblenë e OKB-së do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur”, thotë Jovanoviç.

Ndërkaq në pyetjen nëse tanimë jemi afër zgjidhjes së problemit të Kosovës, Jovanoviç ka thënë se ky është shansi i fundit për brezin e tanishëm dhe se Serbia nuk mund të përballojë për të pritur një tjetër 10, 15 ose 100 vjet për të zgjidhur “çështjen e Kosovës”. /Telegrafi/