Skender Ghilaga
Kosova, rreth 20 vjet pas çlirimit, ka dëshpërimisht nevojë për zhvillim ekonomik dhe hapje vendesh pune për popullatën e saj, në mënyrë që statusi i saj të përparojë si një vend i bashkuar integral, i cili meriton të pranohet nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe SHBA.
Pothuajse, 20 për qind e GDP-së së saj vjen nga dërgesat e diasporës. Ajo numëron mbi 500,000 njerëz në Evropë dhe 300,000 në Amerikën e Veriut, ndërkohë që popullata 1,8 milionëshe e vetë Kosovës vuan një papunësi të padurueshme prej 33 për qind, ndërkohë që në radhët e rinisë shifra shkon 60 për qind.
Banorët e saj kanë moshën më të re në Evropë e megjithatë ajo është e dyta për nga varfëria pas Moldavisë. Kosova ka një rini të shumë të arsimuar, me 85 për qind që kanë kryer shkollën e mesme dhe rreth 60 për qind nivelin universitar. Shumë kosovarë të rinj ndjekin studimet jashtë vendit, përfshirë këtu SHBA-në dhe Evropën, si dhe flasin disa gjuhë të huaja. Gjithsesi, pasi kryejnë studimet, ata kanë shumë pak alternativa: të kthehen në Kosovë dhe të mbeten papunë si moshatarët e tyre, të qëndrojnë në vendin ku kryen studimet (gjithnjë nëse u lejohet), apo të bëhen pjesë e administratës së cilës i mungon si përvoja ashtu dhe profesionalizmi. Asnjë nga këto alternativa nuk është një zgjedhje e kënaqshme profesionale për të rinj të sapodiplomuar, të cilët do të mund të jepnin kaq shumë për Kosovën duke përdorur njohuritë e marra për të krijuar një mjedis më të mirë dhe për të ndihmuar në çuarjen përpara të ekonomisë.
Mbarë bota pa me admirim Kosovën dhe popullin Kosovar, kur pas dëbimit me forcë nga vendi prej serbëve gjatë luftës kundër civilëve të paarmatosur të Kosovës në vitin 1999, pothuajse një milion njerëz të shpërngulur u kthyen te shtëpitë e rrënuara dhe vendi i shkatërruar. Pas ndërhyrjes së NATO-s, për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe pushtimi shumëdekadash serb që kishte arritur kulmin me këtë akt final barbar, kosovarët nisën punën e ethshme të rifillimit të jetës dhe të rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta.
Kanë kaluar tashmë gati 20 vjet që nga çlirimi në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s dhe 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Është për të ardhur keq që të gjitha qeveritë që erdhën në pushtet janë përbërë kryesisht nga njerëz që luftuan me trimëri për lirinë e Kosovës, por fare pa përvojë në punët e qeverisjes së këtij vendi të ri apo të ekonomisë së tij, e megjithëkëtë kanë luajtur lojën e karrigeve duke u përpjekur si e si që të mbajnë pushtetin. Shumica e burokratëve, teknokratëve dhe inteligjencës kosovare ishin larguar drejt Evropës dhe Amerikës së Veriut për t’i shpëtuar shtypjes nga serbët. Ky eksod përfshiu gjithashtu fermerët të cilët kërkuan punë në Evropë dhe SHBA që të mund të ushqenin familjet e tyre. Si rrjedhim, Kosova sot po vuan pasojat tragjike të papunësisë dhe varfërisë të cilat shpesh krijohen dhe/ose keqësohen nga mungesa e përvojës dhe korrupsioni.
Gjatë administratës së UNMIK-ut, nga viti 1999 deri në vitin 2008, dhe pas shpalljes së pavarësisë në 2008-n, në Kosovë pati shumë pak investime, ndonëse shumica e tokave shtetërore dhe ndërmarrjeve shoqërore u privatizuan. Në mënyrë të ngjashme, toka bujqësore iu shpërnda enteve të cilat nuk bënë asnjë investim në bujqësi, por e mbajtën tokën për të spekuluar me të në të ardhmen. Ndërsa, Kosova njihej historikisht si “hambari i Ballkanit”, toka e saj, ndër më pjelloret, mbahet e pakultivuar e si rrjedhim shumica e prodhimeve ushqimore importohen nga jashtë Kosovës.
Paratë e dërguara nga diaspora e Evropës dhe e Amerikës së Veriut, me vlerë që kap qindra milionë në vit janë përdorur kryesisht për të siguruar jetesën e familjeve përkatëse. Projekti i vetëm madhor në infrastrukturë ka qenë ndërtimi i autostradës drejt Shqipërisë që iu besua një konglomerati të madh amerikano verior/turk duke krijuar kështu shumë pak mundësi sipërmarrjeve dhe bizneseve të vogla locale, me përjashtim të atyre që morën “përqindje”. Prandaj, po i paraqes këtë propozim qeverisë së Kosovës dhe sektorit të biznesit që të eksplorojnë rekomandimet në vijim me qëllim zhvillimin e një politike të re ekonomike për të ardhmen.
A. Një termocentral me qymyr në Prishtinë ka qenë në diskutim nga qeveria e Kosovës, e cila kohët e fundit nënshkroi një kontratë me një kompani për ndërtimin e funksionimin (për 20 vjet), pavarësisht se BE-ja dhe Banka Botërore nuk kanë qenë dakord për arsye që lidhen me mjedisin dhe si rrjedhim nuk kanë pranuar ta financojnë. Prishtina edhe kështu ka probleme të mëdha ndotjeje të mjedisit dhe projekti në fjalë do të përkeqësojë gjendjen e mjedisit pasi një termocentral me qymyr vërtet i pastër do të ishte papërballueshmërisht i kushtueshëm për t’u ndërtuar. Dhe, vetë kostoja aktuale e parashikuar prej gati 1.5 miliardë dollarësh nuk është e përballueshme pasi do ta trefishonte shkallën e përdorimit për kilovat-orë gjë që nuk mund të përballohet nga popullsia.
Për t’i paraprirë termocentralit të ri, administrata për vite me radhë nuk ka bërë asnjë projekt për ruajtjen e energjisë apo përdorimin e energjive alternative gjë që ka krijuar një mungesë ekstreme të një burimi të besueshëm energjie elektrike. Kosova është vendi ideal për burime të pastra alternative energjie, sepse nevojat e saj për energji kanë nisur nga zeroja siç nënkupton dhe vetë emri [i termocentralit] “Kosova e Re”. Prandaj, pavarësisht nëse ndërtimi i termocentralit do të bëhet apo jo është e nevojshme të merren masat e mëposhtme me qëllim reduktimin/optimizimin e kërkesës totalë për energji përpara dhe/ose njëkohësisht me fillimin e transformimit të sektorit energjetik:
Duhet të vendoset një sistem rregullash që lidhen me anën energjetike i cili duhet zbatuar në të gjithë aktivitetin e ri ndërtimor.
Duhet të fillojë një Analizë e Rendimentit Energjetik të objekteve publike ekzistuese, e cila duhet të pasohet nga një program për zbatimin e saj. Një pjesë e kësaj pune është bërë ndërkohë nga Banka Botërore dhe agjensi të tjera nëpër shkolla dhe objekte të tjera, por nuk besoj se ka nisur vënia e tyre në zbatim.
Universitetet dhe spitalet, të cilat varen shumë nga teknologjia kërkojnë vëmendje të veçantë për t’i bërë efikase nga pikëpamja energjetike në mënyrë që të shmangen ndërprerjet kritike të energjisë elektrike.
Fshatrat e largëta dhe komplekset e shtëpive duhen pajisur me ferma diellore.
Shtëpive individuale duhet t’u ofrohen panele diellore me marrëveshjen për t’ua blerë energjinë që u del tepër.
Duhet shqyrtuar edhe përdorimi i energjisë së erës ndonëse kjo e fundit është më e përhapur në zonat bregdetare.
Hidrocentrali kërkon furnizim të vazhdueshëm me ujë gjë që nuk ka siguri në të gjithë zonat e Kosovës.
Asnjë prej këtyre programeve, edhe sikur të gjitha të viheshin në zbatim, as që do t’i afrohej kostos kapitale të ndërtimit të një termocentrali me qymyr dhe për më tepër do të reduktonte ndjeshëm kërkesën totale dhe si rrjedhim dhe harxhimin total të energjisë. Jo vetëm kaq, por do t’u krijonte mundësi kaq të shumëpritura për punësim të papunëve në vend si dhe do t’i përgatiste për një industri me të ardhme, një përfitim i përftuar shumë i rëndësishëm ky, sepse do të kontribuonte në arritjen e rekomandimeve dhe propozimeve në vijim:
B. Përmenda më lart që bujqësia, e cila e ka mbajtur në këmbë Kosovën për shekuj me radhë, është neglizhuar dhe aktualisht siguron vetëm 12 për qind të punësimit të përgjithshëm, ndërkohë që 14 për qind punësojnë në industri dhe rreth rreth 70 për qind në sektorin e shërbimeve. Me qëllim promovimin e përparimit ekonomik në Kosovë, përveç investimit në bujqësi, duhet të krijohen mundësi punësimi sidomos për rininë e Kosovës përpara se të jetë shumë vonë, sepse “Determinizmi ekonomik” është hapi i parë drejt arritjes së mirëqenies në vend, ndonëse nuk mund të jetë faktori i vetëm. Diçka e tillë mund të arrihet në Kosovë vetëm nëpërmjet arsimimit/trajnimit dhe krijimit të mundësive për punësim. Si rrjedhim, qeveria dhe bashkitë e Kosovës duhet të shohin mundësitë për të filluar programet në vijim:
Transformimi digjital i shërbimeve, arkivave dhe kapaciteteve të qeverisë qendrore po ashtu dhe të bashkive.
Krijimi i portaleve të E-qeverisjes (qeverisjes elektronike) të cilat mundësojnë angazhimin qytetar dhe aftësitë vetëshërbeyese të qytetarëve që kërkojnë shërbime qeveritare.
Digjitalizimi i infrastrukturës:
Të sigurohet shkëmbimi i të dhënave mes ministrive, institucioneve, bizneseve të caktuara dhe publikut.
Hartimi i programeve të trajnimit dhe arsimimit të të rinjve dhe të papunëve që këta të fundit të përdoren më pas për vënien në zbatim të këtyre projekteve.
Krijimi i inkubatorëve për të zhvilluar e hapur ndërmarrje të vogla biznesi për llogaritarë, mirëmbajtje teknike (IT), apo të dhëna të mëdha (Big Data), të cilat pastaj mund të marketohen dhe t’u ofrohen vendeve të tjera si nënkontraktues nga jashtë (Outsourcing).
Programe dhe nisma që pozicionojnë sektorët publikë dhe privatë të Kosovës për të kapitalizuar në rast rigjallërimit të off-shoring/near-shoring për shkak të shndërrimeve digjitale globale, mungesave të aftësive të teknologjisë së lartë, dhe rritjes së kërkesës për partnerë si palë të treat, që të mund të zbatojnë digjitalizimin, automatizimin, dhe teknologjitë “cloud”.
C. Për të arritur këto më sipër, që nuk janë punë të lehta, duhen bërë përpjekje për të siguruar financim duke radhitur mbështetje nga agjenci të tilla si:
Banka Botërore, Banka Qendrore Evropiane, USAID, EBRD, e të tjera të cilat mund t’i japin hua qeverisë së Kosovës dhe në disa raste njësive publike/private.
OJQ-të dhe Ndërmarrjet Shumëkombëshe duhet të kontaktohen për të ndihmuar në krijimin e inkubatorëve, bizneseve të vogla dhe ndërmarrjet nënkontraktore të jashtme.
Projektet e gjelbra dhe burimet e energjisë alternative do të tërheqin financime për arsye mjedisore. Kur partnerët e mi dhe unë zhvilluam Fshatin Ndërkombëtar të Prishtinës, një kompleks strehimi prej 110-njësish, arrita të siguroj financime nga Korporata për Investim Privat Përtej Oqeanit (OPIC) për infrastrukturën e projektit, pikërisht sepse përfshimë ngrohje gjeotermale për të gjitha shtëpitë dhe hapësirat e zbavitjes si dhe një kanal të ri ujërash të zeza e uji për trajtimin e bimëve. Kursimet në konsumin elektrik vjetor të justifikuan masivisht kapitalin e investuar. Kjo provohet nga fakti që konsumi i energjisë elektrike përfaqëson vetëm 25 për qind të ngrohjes totale ndërsa 75 për qind igurohet nga pompat e nxehjes të Sisemit Gjeo-Termal që është edhe instalimi më i madh i këtij lloji në Evropë.
Dërgesat nga Diaspora e Kosovës kanë kontribuar miliarda për të mbajtur familjet e tyre që prej viteve ‘80, shumica e tyre është shpenzuar thjesht për të mbijetuar dhe vetëm një pjesë shumë e vogël për t’u investuar në Kosovë, me përjashtim të ndonjë biznesi të vogël. Qindra milionë janë ende duke u dërguar për arsye të ngjashme pa u riinvestuar për shkak të nevojave të kuptueshme ditore. Unë besoj se një pjesë e këtyre fondeve mund të përdoren shumë më mirë në një fond investues (që mund të krijohet dhe menaxhohet nga një agjensi ndërkombëtare apo OJQ e besueshme) pa devijuar prej synimit kryesor të përkrahjes së familjes.
Si përfundim, dua të shpreh rezervimet e mia serioze për rrugën e ndjekur nga Udhëheqja e Kosovës përsa i përket kushteve dhe të ardhmes ekonomike të vendit dhe popullit të tij. Për më tepër, vështirësitë politike me të cilat po përballet vendi me nxitjen serbe, të mbështetur nga Rusia dhe paqartësisë së qendrimeve të SHBA-sa për çështjet e kufijve mund të sjellin trazira civile që do të rëndonin rrethanat social-ekonomike. Prandaj, masa serioze nevojiten që të merren për të bindur OKB-në, SHBA-në dhe EU-në që të rifitojnë besimin dhe mbështetjen e mëparshme. Pranimi i Kosovoës në BE është i domosdoshëm si e vetmja rrugë për njohjen botërore dhe kjo mund të lehtësohet shumë nga përparimi ekonomik.
(Autori është president i Grupit Ndërkombëtar të Shërbimeve Inc., www.sgi-inc.net, anëtar themelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), anëtar themelues i Dhomës Shqiptaro Amerikane të Tregtisë (AACC) dhe i Dhomës Kosovë Amerikë të Tregtisë (KACC))
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri