Kush është ai që e dëgjon fjalën mësues dhe nuk mendon për një profesion të dalë mode; kush është ai që e dëgjon fjalën trim e nuk mendon për diçka ekzotike; kush është ai që i dëgjon fjalët moral, dinjitet e ndershmëri dhe nuk mendon për diçka të jashtëkohshme; kush është ai që e dëgjon fjalën veteran dhe nuk dyshon; kush është ai që e dëgjon fjalën komandant e nuk frikohet; kush është ai që i dëgjon fjalët deputet e ministër e nuk ndjen neveri?
A e keni vërejtur se si emërtimet, epitetet e atributet e bukura dhe përgjithësisht normale, për shkak të ndryshimit të rrethanave nga të këqijat në shoqëri, ndryshojnë kuptim, zvetënohen, degradohen, kalben, prishen, tëhuajsohen…. Nuk e kanë më kuptimin primar!
Shembujt vinë nga historia, por edhe nga aktualiteti:
1. Në histori fjala ‘revolucionar’, përveç si emër e mbiemër, hyri edhe si një atribut pozitiv për një person që lufton të keqen, që lufton tiraninë dhe përpiqet ta përmbys sistemin shtypës dhe ta sjell lirinë për të shtypurit.
Pastaj shpejt u kuptua që ky revolucionari i djeshëm është krimineli i sotëm dhe shtypësi e diktatori i nesërm.
Prandaj, kush – me mend në krye – nuk deshi më të jetë revolucionar!
2. Një herë e një kohë thuhej se partizanët ishin çlirimtarë, liridashës e ajka e popujve të shtypur.
Shpejt u kuptua që nuk ishte hiç, hiç dhe hiç ashtu.
Prandaj, kush – me mend në krye – nuk deshi të jetë partizan më.
3. Kur dikush e thërriste tjetrin shok në kuptimin e bashkëpartiakut, bashkëluftëtarit e bashkëmendimtarit, përveç një nderim, ishte edhe privilegj, pozicionim, anëtarësi, përkatësi shumë speciale.
Shpejt doli në pah se kështu e thërrasin njëri-tjetrin pjesëtarë të një sistemi që me luftën e klasave kishin shkaktuar krimin më të madh në historinë njerëzore.
Prandaj, u mor vesh, kush nuk donte të thirrej më shok (por: zotni).
4. Të jesh i ndershëm, ishte parim jetësor. Të ishe shqiptar i ndershëm ishte virtyt, nder, gjakim, vlerë më e lartë e jetës.
Por, jo edhe në dekadës e fundit të shekullit të kaluar. Atëherë u kuptua se shqiptar i ndershëm është shqiptari që pranon pushtimin, okupimin, pushtetin, diktatin, robërinë, thikën, sëpatën, terrorin që vjen nga Serbia.
Prandaj, u mor vesh, askush nuk deshi më të jetë shqiptar i ndershëm. Jo në atë kohë!
5. Fjala patriot ishte një epitet i lartë, me të cilin mund të të nderonte jeta. Në fillim ajo rezervohej për njerëz të mëdhenj që e donin me të vërtetë atdheun e vet.
Shumë shpejt u kuptua se ai ‘profesion’ iu jepej edhe atyre që nuk e meritonin tamam. Pastaj, ky cilësor u masovizua aq shumë… sa që…
Çudia e Zotit, njerëzit nuk donin të thirreshin patriotë. Ishte tallëse, degraduese, fyese.
5. Në parlamente të tjera dhe në kushte e rrethana krejt të tjera e të ndryshme, ishte nder i madh të ishe deputet, të ishe përfaqësues i popullit në kuvendin më të lartë. Hasan Prishtina, Ramë Bllaca p.sh. na vinë në mendje.
Pastaj, pas luftës së fundit, deputetë u bënë një klasë e shqiptarëve që përveç emrit e turpëronin edhe racën shqiptare.
Prandaj, kush – me mend në krye – nuk dëshiron të thirret deputet.
Sepse tani fjala deputet e ka ndërruar kuptimin dhe sidomos asociimin.
Tash nuk të nderon, përkundrazi të ulë, të degradon, të çnderon.
Të përbaltë, të asocionon me ata t’poshtrit….
Kjo fjalë tani ka hyrë në familjen e fjalëve që asociojnë në padituri, korrupsion, pandershmëri, injorancë, krim, degradim moral, rrënim.
Jemi në rrugë të mirë që edhe fjalët këshilltar, konsull, ambasador, ministër, zëvendësministër, kryeministër, kryeparlamentar dhe president t’i fusim në këtë familje fjalësh!
Pastaj, iu kemi sulur, po ngufasim dhe po rrënojmë çdo respekt e vlerë që lidhet me fjalët mësues, profesor, doktor, akademik, gazetar, analist, veteran, komandant, shkollë, kulturë, shkencë, fakultet… dhe unë me të vërtetë nuk e di më me çka do t’i edukojmë fëmijët.
Nuk e di.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze