Jagoda Marinic
Turizmi është një festë tregtimi gjatë gjithë vitit: festivale elektro, ngjarje sportive, udhëtime me transoqeanikë. Qyteteve u merret fryma nga masa e turistëve. Unë e shoh këtë zhvillim prej vitesh në Kroaci. Është e thjeshtë t’ia rrisësh vlerën këtij vendi: Mjafton vetëm natyra, malet karstike dhe ishujt, deti i kthjellët, larmia e peizazhit në distanca fare të shkurtra. E megjithatë menaxherët e turizmit predikojnë që kjo nuk mjafton: „Kjo nuk mjafton! Duhet të ketë më shumë ofertë, ndryshe turistët nuk vijnë përgjatë gjithë vitit.”
Kroacia është tani në modë, kuzhinieri me famë botërore, që ndërroi jetë para pak kohësh, Anthony Bourdain qysh në vitin 2012 ka thënë:”If you have not been here, you are an idiot!”
Sivjet u shtua edhe Kampionati Botëror i Futbollit, gjë që e bën të njohur në mbarë botën këtë cep të vogël toke përgjatë Adriatikut.
Zhvillim me çdo kusht. E kjo në një vend, bregdeti i të cilit nga njëra anë kufizohet me male dhe nga ana tjetër me det. Mbi pesë milionë prenotime turistike brenda fare pak muajsh, rrugët e tragetet janë të tejmbushura.
Disa brohorasin: shanse të pafund, për të nxjerrë para! Disa legalisht e disa të tjerë duke iu shmangur zyrës së financave.
Ofertat janë të shumta. Turistët tani s’kanë nevojë të mjaftohen më vetëm me peshkun e bardhë dhe blitvan (kontornoja tradicionale dalmatine me patate dhe mangold). Jo, sepse sot janë të gjitha, që nga sushi e deri tek tapas e acai boëls. Autentike? Askush nuk do më. Udhëtarët kërkojnë tani “global-urban-feeling”: njeriu udhëton për ta ndjerë veten sikur ndodhet kudo.
Spliti, i njohur për festën në pallatin e vjetër romak të Dioklecianit? Ishulli Far prej vitesh konsiderohet si destinacion kryesor. Vendasit nuk mbrohen prej zhurmës si p.sh. banorët e Barcelonës në Katalonjë. Nga njëra anë ishulli jeton prej turizmit. Qyteti Far sivjet megjithatë ka vendosur rregulla rigoroze: pikniku në sheshin e pazarit mund të të kushtojë disa qindra Euro gjobë. Zhurma natën nëpër qytet po ashtu kushton shtrenjtë, Menaxhimi i turizmit punon tani, që të tërheqë grupe të tjerë turistësh dhe jo ata që festojnë me furi. Kamerierët, që servirin pijet natën, servirin të nesërmen mëngjesin. Ata të kërkojnë ndjesë me kortezi, nëse harrojnë diçka. “Sorry, nata ishte e gjatë”. Mbrojtje e punëmarrësit? E vështirë. Personel? Kjo rregullohet përmes kontratave afatshkurtëra. Studentët rrinë në radhë për të punuar në verë për pak para, nëpër baret e plazheve. Çmimet? Të paarritshme. Por edhe për ndonjë turist.
Spliti, ky qytet i bardhë krenar, trashëgimi kulturore e UNESCO-s, është kthyer në një muze për turistët. Aty nuk gjen më jetë autoktone. “Spliqanët”, që e kanë kaluar fëmijërinë nëpër gurët e mermertë të këtij qyteti, shkojnë rrallëherë në qendrën historike. „Përse? Për t’u shtyrë prej masës turistëve?”
Kur sivjet vajta në pallatin dhe pashë që ishte mbyllur Croatia Records, dyqani im i vogël i preferuar, sa nuk më pushoi zemra. Kuptohet, koha e dyqaneve të disqeve ka marrë fund, e ngushëllova veten. Por tani ka gjithnjë e më pak dyqane të vogla si dikur, mbijetojnë vetëm ato që u shërbejnë turizmit.
Dyqanet tërhiqen nëpër qendra tregtare në periferitë e qyteteve, në shumicën e rasteve ato u përkasin rrjeteve ndërkombëtare. Turizmi po i ndryshon gjithnjë e më shumë qendrat e qyteteve evropiane, aq sa ato po shndërrohen në „askund”, ashtu si aeroportet, kafenetë, restorantet, dyqanet, të gjitha njësoj anë e mbanë. Vetëm sfondi ndryshon, emrat e qyteteve, që ndodhen në suvenire nëpër dyqanet e suvenirëve. Jeta, e gjitha çfarë e bën një qytet urban autentik, po spostohet prej udhëtarëve, që ta kenë sa më të lehtë për të derdhur paranë.
Prej tetë serish qendra historike e Dubrovnikut kthehet në qytetin Königsmund nga seriali Game of Thrones…E „pacenuar” është fjala paradoksale e bumit. Dikur në qendrën historike të qyteteve kishte njerëz që ushqenin macet e rrugës. Fëmijë, që thërrisnin, kur luanin futboll në rrugë. Plazhi i qytetit ishte dikur vendi i çlodhjes së vendasve, edhe i të varfërve. Sot gjithçka është skenë: në plazh të duhet të marrësh një shezlon me qira, në të cilin të duhet të shtrihesh mbi djersën e atij që ka pushuar aty para teje, të bësh fotografi për instagramin – madje më e mira duke pasur në dorë edhe një gotë kokteji të shtrenjtë.
Gjire të fshehta nuk ka më, sepse anë e mbanë janë ankoruar anije, duke notuar nuk sheh me horizontin e kuqërremtë, por kiçin e anijes. Nëse dëshiron të shijosh në qetësi perëndimin e diellit, të del përpara ndonjë turist me dronin e tij, që gjëmon në qiell për ta konservuar këtë çast.
Madje edhe nën ujë të dalin turistët me kamera. Sivjet një risi ishte që nuk të duhej më një mbajtëse e zgjatuar për celularin, sepse ndërkohë celulari pothuajse është i ngjitur në dorë. Celulari i turistit filmon gjithçka për të, skanon mjedisin përreth si nëpër nëndetëse.
Ndërsa vetë turisti ecën me kokën përpara, sepse kamera ia filmon të gjitha. Ndoshta në mbrëmje ai arrin të shohë se ku ka qenë gjatë ditës.
Në radhë për t’u bërë viktimë e bumit është Vis-i, ishulli i vogël para Splitit, sepse atje do të luhet pjesa e dytë e Mamma Mia. Ishulli grek Skopelos, ku është xhiruar pjesa e parë, e ka humbur ndërkohë shpirtin e vet. Në ishullin përrallor Brac ndërkohë banorët janë duke u stërvitur për kryengritjen kundër koncernit turistik gjerman TUI dhe një investitori vendas, që po planifikojnë një kompleks hoteli për tre mijë turistë – kjo në një fshat peshkatarësh me më pak se tre mijë banorë!
Ishte një kohë, kur në Evropë jetohej, studiohej, hulumtohej, peshkohej. Bëheshin këpucë, e qepeshin rroba – dhe bëhej turizëm human. Por turizmi oktapod po zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe fitimet nuk po investohen për përmirësimin e infrastrukturës vendase.
….çfarë i josh tjetër mijëra turistë në rrugicat e ngushta të „perlës së Adriatikut”
Natyrisht përfitojnë shumë vendas. Derisa ata, si në Dubrovnik, e kuptojnë, që papritur dhjetë mijë vetë në ditë e vizitojnë perlën e Adriatikut. Pikërisht Dubrovniku, qyteti i lirisë, që dikur kishte të shkruar pavarësinë në portat e veta dhe ka luftuar për shekuj nëpër beteja. Por në shekullin e 21-të erdhi dështimi i fundit: turizmi e ka pushtuar qytetin, pa asnjë rezistencë.
Bekimi me paranë që sjell turizmi po shndërrohet në një plagë, nëse synimi i vetëm mbetet që qyteti të kthehet në një skenë pushimesh për ata që mund t’i financojnë udhëtimet. Nëse vendi shitet për hiç gjë, tek ata që mendojnë vetëm për vete. Shpirti i këtyre qyteteve të kontinentit ka qenë dikur polisi. Qyteti! Ato janë menduar si bashkësi qytetarësh dhe hapësirë publike. Ka ardhur koha që Evropa t’u japë të drejtën e bashkëvendosjes vendasve, se çfarë turizmi konsiderojnë të favorshëm për qytetet dhe fshatrat e tyre të peshkatarëve, se si mund të përfitojë prej kësaj infrastruktura lokale dhe si natyra mund të vihet sërish në qendër të vëmendjes e jo përfitimi. Ka ardhur koha në radhë të parë, që të flitet për një Evropë, që sërish të ketë më shumë se sa turizëm, kryesisht në jug.
(Autorja është një shkrimtare gjermano-kroate)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri