LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi në rastin “Monstra”, dëshmitari i mbrojtur sërish në seancë

Vazhdon gjykimi në rastin “Monstra”, dëshmitari i mbrojtur sërish në seancë

Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale do të vazhdojë sot me dëgjimin e dëshmive të dëshmitarit të mbrojtur.

Në seancën e funti dëshmitari “E1” u përgjigj në pyetjet e avokatëve të mbrojtjes, ndërsa në seancën e 22 gushtit ai u morr në pyetje nga ana e Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dëshmitari i mbrojtur i cili dëshmoi nga një hapësirë e veçantë dhe me zë të montuar, disa herë përsëriti se ka qenë në vendin e ngjarjes më 9, 10, 11 dhe 12 prill, ku ka parë një makinë “Golf 3” të zi, si dhe dy makina tjera.


I pyetur nëse në natën e vrasjes së pesëfishtë më 12 prill, a ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se po duke shtuar se ka parë katër trupa të vrarë.

I akuzuari Fejzi Aziri kërkoi shpjegim nga dëshmitari pse dhe cili ka qenë motivi që ka shikuar në detaje, por pyetja nuk iu lejua.

Pas përfundimit të seancës së fundit avokati i të akuzuarve Naser Raufi, tha se është e qartë që dëshmitari i mbrojtur nuk e flet të vërtetën dhe sipas tij, ka paqartësi në dëshmitë e tij.

Në seancën e fundit të pranishëm në gjykatë ishin të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Samir Ljuta dhe Fejzi Aziri, i cili është sjellur nga burgu i Shtipit, ku ka vuajtur dënim për një vepër tjetër.

Ndërsa për të akuzuarit tjerë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, gjykatësi Ognen Stavrev njoftoi se ka kërkuar ekstradimin e tyre nga Kosova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori