Eric X. Li
Gati tri dekada më parë, politologu amerikan dhe ish-zyrtari i administratës së Klintonit, Zhozef Nie paraqiti një ide në faqet e “Foreign Policy”. Ai e quajti atë fuqi të butë, një koncept që zuri vend shumë shpejt, dhe vazhdoi të përcaktojë epokën e pas Luftës së Ftohtë. Ai argumentoi se megjithëse Shtetet e Bashkuara, dukeshin relativisht më të dobëta sesa kishin qenë në fund të Luftës së Dytë Botërore, vendi kishte akoma një burim unik të fuqisë. Përtej përdorimit të fuqisë ushtarake “për të bërë gjëra, dhe për të kontrolluar të tjerët”, shpjegoi Nie më vonë, “për t’i detyruar tjerët të bëjnë atë që ndryshe nuk do ta bënin”, SHBA-të mund të shfrytëzonin fuqinë e saj të butë, për të çimentuar pozitën e saj udhëheqëse në botë.
Në çerekshekullin që pasoi, koncepti i fuqinë e butë në çështjet botërore funksionoi brenda konturave të gjera të parashikimeve të Nie. Pasi Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Ftohtë, liberalizmi amerikan pati një joshje të pashembullt në mbarë botën.
Të gjithë donin të votonin, të vishnin xhinse, dhe të gjithë donin të flisnin lirisht – aq shumë sa që teoricieni politik Frensis Fukujama shpiku frazën “fundi i historisë”, për të shprehur idenë se e gjithë bota ishte përqendruar tashmë vetëm te një sistem politik, i zbatuar tashmë në Perëndim.
Në tri dekadat midis viteve 1980-2010, numri i demokracive liberale (siç përcaktohet nga Freedom House), u rrit nga rreth 100 në afërsisht 150. Numri i ekonomive kapitaliste të tregut të lirë, bazuar në renditjen e Fondacionit Heritage u rrit nga 40 në afërsisht 100.
Besimi te fuqia e butë dhe legjitimiteti i saj, ishte aq i madh sa që fuqia e madhe e ashpër u vendos në emër të saj. Lufta në Irak ishte shembulli më i shquar. Dhe ndërhyrja në Libi, me mbështetjen evropiane, ishte më e fundit. Arroganca e fuqisë së butë, çoi në iluzionin se kjo fuqi mund të ekzistonte disi në vetvete. Por Nie nuk e përmendi kurrë këtë. Në realitet, fuqia e butë është dhe do jetë përherë një zgjatim i fuqisë së ashpër.
Projekti evropian, ndoshta edhe më shumë, është ndërtuar mbi një kuptim të rremë të fuqisë së butë. Për shumë dekada, Shtetet e Bashkuara garantuan sigurinë dhe mirëqenien e saj ekonomike, dhe ajo ishte e varur nga rendi ekonomik global i udhëhequr nga SHBA-ja. Me Shtetet e Bashkuara tani më pak të interesuara për fuqinë e butë, dhe më të fokusuara tek fuqia e ashpër – Evropa po përballet me sfida të vërteta.
Tani, fuqia e ashpër është e pranishme kudo. Shtetet e Bashkuara, janë pa dyshim lojtarja më e madhe në këtë lojë: kërcënimet ndaj Koresë së Veriut, luftërat tregtare ndaj të gjithëve, hedhja poshtë e OBT-së dhe përdorimi i ligjeve vendase për të ndëshkuar kompanitë e huaja, dhe për të bërë biznes me një vend të tretë.
Evropa duket në pozita më të vështira. Ndërsa disa, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, bëjnë thirrje për rezistencë ndaj Trump, të tjerët, përfshirë edhe presidentin francez Emmanuel Macron, po kërkojnë paqe. S’ka dyshim se epoka e fuqisë së butë, i ka hapur rrugën një epoke fuqisë së ashpër – dhe kjo është e rrezikshme.
Për shekuj me radhë, politika e fuqisë së ashpër solli vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore. Vetëm në shekullin XX, ajo çoi në dy luftëra botërore, dhe një luftë të gjatë të ftohtë, që kërcënoi të asgjësonte njerëzimin. Në epokën e pas Luftës së Ftohtë, Perëndimi lidhi pushtetin e butë me liberalizmin, por ky bashkim nuk ishte kurrë i domosdoshëm. Në shekullin e ardhshëm, ajo që mund të sundojë, do të jetë fuqia e butë e çliruar nga ideologjia. /Mapo.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri