LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë filmojnë pedofilin rus duke nxjerrë nga apartamenti trupin e pajetë të një 14-vjeçare (Video)

Kamerat e sigurisë filmojnë pedofilin rus duke nxjerrë nga apartamenti trupin e pajetë të një 14-vjeçare (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të dyshuarin për pedofili, Vladislav Kanshin, 43-vjeç nga Moska, duke nxjerrë nga apartamenti i tij trupin e pajetë të 14-vjeçares, Maria.

Trupin e saj të pajetë kalimtarët e rastit e kishin gjetur jo larg ndërtesës së pedofilit. Ndërkaq, Kanshin ka deklaruar se vajza nuk kishte marrë më frymë pas marrëdhënies seksuale me të, kurse policia dyshon që Maria ka vdekur si pasojë e helmimit, transmeton Telegrafi.


“Dyshohet se ai fillimisht e kishte droguar viktimën dhe më pas e kishte përdhunuar”, ka njoftuar policia ruse.

Hetuesit këto pretendime pritet t’i mbështesin me fakte, kurse vajza besohet se ishte e vdekur kur është filmuar duke e nxjerrë nga apartamenti.

Kanshin ua kishte policisë treguar një pasaportë të rreme që kishte emrin e dikujt tjetër, kurse identitetin e vërtetë e kanë konfirmuar përmes gjurmëve të gishtërinjve.

Gjatë bastisjes në apartamenti policia ka gjetur edhe litar për ta lidhur trupin e pajetë, pilula viagra dhe gjësende tjera që mund t’ju shërbejnë si prova policisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/sledcom_rf/status/1033707713442861056