LAJMI I FUNDIT:

Tri shprehi të çifteve të cilat shoqëria nuk i do

Tri shprehi të çifteve të cilat shoqëria nuk i do

Ekzistojnë disa çifte, të cilat bëjnë që shoqëria në të cilën gjenden të ndihet keq. Ndoshta edhe ju pikërisht jeni çift i tillë?

Shikoni me çka çiftet e dashuruara më së shumti i nevrikosin miqtë e tyre dhe, nëse e shihni veten në atë grup, pushoni t’i bëni këto gjëra derisa jeni në shoqëri, para se dikush për këtë shkak të fillojë t’ju shmanget, transmeton Telegrafi.

Në çdo gjë përgjigjeni me NE


Shumica e çifteve këtë e bën në mënyrë të pavetëdijshme, aq më parë nëse bashkëjetojnë. Sikur e kanë harruar fjalën UNË nga vokabulari i tyre dhe çdo gjë që kanë bërë bëhet NE.

Është në rregull të thuhet NE nëse vërtet diçka keni bërë bashkërisht, mirëpo jo edhe kur shfaqni ndonjë mendim. Miqtë tuaj kjo fillon t’i nevrikosë, sepse ndihen sikur keni humbur identitetin tuaj para tyre.

Llomotitja

Është mirë të kesh nofkën për personin të cilin e dashuroni, mirëpo këtë megjithatë lëreni kur jeni mes katër mureve, sepse miqve tuaj nuk ndihen këndshëm kur njëri-tjetrit i llomotitni në shoqërinë e tyre.

Vazhdimisht këmbeni butësi në shoqëri

Kur jeni të dashuruar, është e vështirë të kontrollohen ndjenjat, mirëpo përpiquni që të ulni afshin derisa jeni në shoqëri.

Nëse përkëdheleni dhe putheni shumë para të tjerëve, ata do të gjenden në situatë të pakëndshme për çka në të ardhmen mund t’ju shmangin. /Telegrafi/