LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca për rastin “Monstra”, dëshmitari i mbrojtur njeh disa nga të akuzuarit

Ndërpritet seanca për rastin “Monstra”, dëshmitari i mbrojtur njeh disa nga të akuzuarit

Gjykatësi Ognen Stavrev për shkak të lodhjes së dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Monstra” ka ndërprerë seancën dhe dëshminë e tij në, ndërsa e njëjta pritet të vazhdojë të mërkurën.

Dëshmitari i mbrojtur i koduar me emrin “E1” sot tha se mbetet në dëshmitë që i ka dhënë më herët. Në pyetjen e prokurores speciale Fatime Fetai, ai tha se për rastin është njoftuar nga mediat dhe për arsye morale është paraqitur vetë në polici për të treguar atë që di, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dëshmitari tha se tre-katër ditë para ngjarjes i ka parë katër persona me “Golf 3” të zi në vendin e ngjarjes.


Prokurorja Fetai i tha se ka dallime në dëshminë e tij të mëhershme, ai tha se ka kaluar shumë kohë dhe nuk i kujtohet mirë.

Ai tha se i njeh disa nga të akuzuarit, kur ju treguan fotografitë, pa presione dhe kërcënime.

Mbrojtja në seancën e sotme theksoi se dëshmitari është konfuz në përgjigjet e tij dhe për këtë dyshojnë në vërtetësinë e dëshmisë së tij. Ata thonë se në dëshminë e tij është e bazuar edhe aktgjykimi i parë për rastin “Monstra”, të cilin e shfuqizoi Gjykata e Lartë dhe lënda u kthye për rigjykim.

Fatime Fetai në fillim të seancës kërkoi nga gjykata të fillojë procedurën e ekstradimit të të akuzuarve Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët ndodhen në Kosovë dhe janë të pakapshëm për organet e Maqedonisë, ndërsa për të dy ka edhe fletarrest ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori