Prizreni, qyteti i traditës, kulturës e sportit, në veçanti i futbollit… Prit pak, i futbollit? Gabova! I futbollit… sot më së paku.
Dje isha në stadiumin e qytetit, me bindjen e miqve se do të jemi dëshmitarë të një ekipi ndryshe të “Lirisë”. Kjo doli të jetë e vërtetë, sepse e pash një ekip që pak kishte të bënte me sportin më të popullarizuar të planetit Tokë.
Klubi prizrenas konsiderohet si një ndër katër fuqitë e futbollit të Kosovës, por vetëm në kujtesën e disa futbolldashësve dhe të njohësve të historisë së futbollit të Kosovës. Para luftës, shikuesit më në moshë thonë se shumë skuadra të ish-Jugosllavisë kanë dalë kokulur prej stadiumit që tash mban emrin e ish-futbollistit Përparim Thaçi.
Por, sot gjithçka është bërë komerciale dhe politikë në Kosovë. Shkurt e shqip: para dhe favore!
Siç ndodh zakonisht me sportin e Prizrenit, kur ka ndërrim të pushtetit ndërrohet edhe presidenti i klubit. Pra, shkarkohet njëri kryetar, vjen tjetri kinse si ma i fortë se parapraku.
Kështu, erdhi kryetari i ri klubit për të cilin thuhet se është ish-lojtar, ndonëse pakkush kishte dëgjuar për të. Në rregull, nuk kemi asgjë kundër kryetarit që ka mundur të luajë gjashtë muaj futboll, meqë klubet botërore rëndom nuk udhëhiqen prej ish-lojtarëve po prej njerëzve të suksesshëm të ekonomisë. Ndoshta ky është i mirë në atë fushë. Por, dita e mirë shihet në mëngjes, dhe loja e djeshmja e dëshmoi këtë.
Në klub u angazhuan edhe gjashtë a shtatë trajnerë, ish-lojtar të “Lirisë”. Të shkon mendja se po udhëhiqet një korporatë e jo një ekip që më së paku i ngjante një klubi të futbollit. Në fakt, me të përfunduar sezoni i kaluar, disa prej këtyre trajnerëve kritikuan strategjinë e transferimeve të dështuara – sipas tyre – të trajnerit Bledi Shkëmbit, i cili për mua mbetet një ndër dy-tre më të mirët që pas lufte kanë udhëhequr “Lirinë”. Shkëmbi, si një ndër lojtarët më të trofeshëm në Shqipëri, kishte sjell një kontingjent të lojtarëve që i përshtaten stilit të lojës së tij dhe ia doli të jetë pak a shumë i suksesshëm në fund të Kampionatit.
E njëjta strategji u zgjodh edhe këtë vit, meqë 12-13 lojtarë të vitit të kaluar u liruan shkaku i mos perfomancës së mirë. Kështu së paku më kishte thënë javë më parë njëri prej trajnerëve të sotëm. Për këtë sezon, sipas FFK-së, “Liria” bleu 17 futbollistë. Por, në fakt ka transferuar gjysmë amatorë (mos të them që disa prej tyre nuk janë as amatorë). E gjithë kjo bazuar në ndeshjen e djeshme ku më së paku lojtarët i ngjanin profesionistit, përjashtuar portierit dhe një apo dy të tjerëve.
Kam njëzet vjet që e përcjelli rregullisht skuadrën e zemrës, por zhgënjim më të madh kurrë në jetë s’kam përjetuar si dje. Jo vetëm unë, po edhe dy-tre mijë tifozë që ishin në shkallët e stadiumit. Në fushë ishte një ekip pa vizion, pa koncept të lojës; një klub që nuk i ngjante as një ekipi të një lagjeje. Futbollistët ishin aq të ngathët sa që, në një moment, u gëzuam pse lojtarët tanë i bënë pesë pasime radhazi. Rreshtimi dhe pozicionimi në fushë – gjatë ekzekutimit të ndërprerjeve – ishte si i fëmijëve kur u mësohet për herë të parë loja magjike. Në të vetmin rast që e pati ekipi, lojtari i gjendur para portierit mbase tha: “Kuku çka më gjeti, pse më ndodhi të jem para portierit”.
Lojtarët, me paraqitjen e djeshme, më së paku kanë mundur t’i thonë vetës se janë futbollistë. Në rast se e bëjnë një gjë të tillë, është ofendim për futbollin dhe tifozët që përkundër shiut nuk lëvizën prej shkallëve të stadiumit. Aq ishin të dobët, sa që disa prej tifozëve mallkonin veten pse humbën kot këta 90 minuta të jetës së tyre. Disa prej tyre madje thoshin se duhet t’ju kthehen paratë e biletave. Me të drejt!
Dikush mund të presë që në fund të shkrimit tim të jap një zgjidhje. Zgjidhje nuk ka me trajnerë dhe lojtarë të cilët ditën e ndeshjes e kalojnë nëpër kafene, gjersa një-dy orë para lojës janë në zhveshtore. Futbolli nuk udhëhiqet prej kafehaneve dhe stërvitjes dyorëshe ditore, me bindjen se je i fortë. Futbolli konsiderohet shkencë, studim dhe angazhim gjatë tërë kohës për ata që duan të jenë të mirë në fushë.
Sot, në futbollin modern, lojtarët me trajnerët i kalojnë tetë orë së bashku, në ditë. Sot lojtarët privohen edhe prej shumë gjërave të jetës – ushqim, pije, argëtim, e madje edhe jetën seksuale e kanë të kufizuar. Sot barrën kryesore nuk e kanë vetëm futbollistët, por edhe trajnerët që kanë vizion edhe koncept të lojës (diçka tjetër që mungoi në ndeshjen e parë të kampionatit të Kosovës).
Jam i vetëdijshëm që disa prej kushteve nuk mund të plotësohen shkaku i financave, por përderisa keni marr përgjegjësi dhe i pranoni kushtet e tilla, duhet angazhim dhe seriozitet në punë dhe jo të futeni në fushë si pula pa krye.
Pra, ka zgjidhje dhe ajo është e lehtë: punë dhe angazhim i madh. Kaq. Në të kundërtën do të jeni një prej skuadrave favorite që sezonin e ardhshëm ta luani në ligat inferiore të Kosovës.
Suksese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A