LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kryeministri izraelit do të quhet Muhamed nëse nuk ka marrëveshje

Trump: Kryeministri izraelit do të quhet Muhamed nëse nuk ka marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha mbretit të Jordanisë se Izraeli do të ketë një kryeministër, i cili do të quhet Muhamed, nëse nuk do të ketë një zgjidhje për konfliktin palestinez-izraelit.

Kanali televiziv izraelit 10 njoftoi se këtë deklaratë Trump e bëri në Shtëpinë e Bardhë në fund të qershorit, pas një vizite të mbretit jordanez me një ton gjysmë humori, dhe pasi mbreti Abdullah deklaroi se shumë palestinezë të rinj donin “një shtet të vetëm me të drejta të barabarta”.

Presidenti amerikan kishte shkaktuar pakënaqësi tek palestinezët dhe në vendet me shumicë myslimane, kur vendosi që ambasadën amerikane në Izrael ta zhvendosë nga Tel Avivi në Jerusalem.


Si pasojë e këtij vendimi ishin organizuar demonstrata nga palestinezët që përlesheshin më forca të shumta të policisë izraelite, ku kishte pasur edhe viktima. /kp/Telegrafi/