Fshati piktoresk i Linit, i shtrirë rrëzë një gadishulli të vogël shkëmbor që zhytet thikë në liqenin e Ohrit ka adhuruesit e tij të cilët këtë sezon turistik kishin arsye shtesë për të ndalur hapin: mozaiku i bazilikës së shekullit IV-V është i hapur për vizitorët.
Brenda rrethimit me kangjella të zonës ku ndodhet mozaiku, ndërtimi i një tende që siguron mbrojtjen nga faktorët atmosferikë, ka krijuar mundësinë që një pjesë e Bazilikës të qëndrojë e ekspozuar dhe të vizitohet nga dhjetëra turistë shqiptarë dhe të huaj.
Kisha paleokristiane e Linit u zbulua për herë të parë në vitin 1967 nga një ekspeditë hulumtuese e punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit dhe doli në sipërfaqe plotësisht nga gërmimet e vitit 1968. Prej vitit 1973, ai është shpallur monument kulture i kategorisë së parë.
Materialet arkeologjike të zbuluara në dy shtresat kulturore, përfshirë monedha bakri të periudhës së perandorëve romakë Justin (518-527) dhe Justinian (527-565) si dhe enët prej qeramike të periudhës ilire i takojnë gjysmës së parë të mijëvjeçarit I dhe shekujve V-VIII të erës sonë. Një studim i arkeologut të njohur Skënder Anamali për mozaikët e Bazilikës tregon se kepi i Linit ka filluar të banohet në periudhën e parë të hekurit dhe jeta ka vazhduar pa ndërprerje deri në mesjetën e hershme.
E megjithatë, të paktë kanë qenë njerëzit që i kanë vizituar mozaikët nga afër ndër vite.
Restauratorja Amanda Cici thotë se pjesa e Pastoforit do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa po shihet mundësia e ekspozimit të plotë të bazilikës në të ardhmen.
“Pjesa e Pastoforit është ambienti polifunksional i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik në Bazillikën e Linit,” tha ajo.
Mozaiku i ekspozuar i Bazilikës së Linit, e cila ndodhet rreth 20 kilometra larg Pogradecit përbëhet nga disa kolona të punuara me mjeshtëri si dhe mozaikët me motive të njohura si zogjtë, gërshetat, kryqi i thyer apo lulet, por edhe elementë të rrallë për zonën dhe kohën.
“Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit përbëhen nga motive që përfshijnë jo vetëm elemente të përdorura edhe në bazilikat e tjera si: ‘euharistia’ [zogj që çukisin rrushin], motive me gërsheta, skena nga bota ujore, bimore dhe ajo shtazore, zvastika [kryqi i thyer] dhe lulet, por edhe motive që gjenden shumë rrallë si p.sh. bletët,” shpjegon restauratorja Cici.
Ngjyrat më të përdorura për zbukurim janë e bardha, e zeza, e kuqja, kafja, jeshilja, e verdha dhe portokallia. Për ndërtimin e mozaikëve janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh (tesera) me përmasa 1×1 cm, të cilët kanë më së shumti përbërje gëlqerore, por nuk mungojnë as kubikët prej mermeri, ata prej tulle apo kubikët prej brumi qelqi.
Përveç pjesës së Pastoforit, pjesa tjetër e Bazilikës qëndron ende nën rërë.
Gërmimet ndër vite dhe studimet arkeologjike kanë treguar se në shtresën arkeologjike që i përket shek. X-XI, ka gjurmë të një zjarri masiv. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, bazilika mendohet të jetë djegur deri në themel pasi vihet re se muret e saj janë rrafshuar tërësisht. Pas diegies, ajo nuk është rindërtuar më.
Ekspozimi i mozaikut të Linit ka tërhequr tashmë vëmendjen e turistëve të huaj. Stefan Lehmann, turist gjerman që ndodhet me pushime së bashku me familjen në liqenin e Ohrit zgjodhi që të vizitojë këtë bazilikë, duke e vlerësuar si mjaft interesante.
“Kam ardhur me familjen për të vizituar zonën përgjatë liqenit të Ohrit. Përmes një guide mësova se këtu ndodhej një mozaik. Është vërtet interesant dhe i konservuar mjaft mirë,” tha ai. /Dhorjela Çule/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Viti 1919: Konferenca e padrejtësive
Rexhep Ferri dhuron portretin e Pjetër Bogdanit
Novi Pazari shndërrohet në shesh xhirimi, mbushet me flamujt kuqezi dhe të UÇK-së (Foto)
Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës
Misteret rreth vrasjes së Avni Rustemit: Për Eqrem bej Vlorën, Avniu ishte kriminel dhe karagjoz!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali