Mischa Ehrhardt
Rënia e monedhës turke vazhdon – dhe nuk i lë të qeta as bursat. Që javën e kaluar nisi rënia drastike e vlerës së monedhës, të dielën vlera e monedhës turke në krahasim me dollarin ra në një kuotë rekord prej 7,23 Lira. Të hënën kjo vazhdoi dhe që prej fillimit të vitit monedha turke ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përpiqet të qetësojë: ekonomia e vendit të tij është shumë e fortë dhe stabile, për krizë as që mund të bëhet fjalë, thotë ai. Këtë vëzhguesit jashtë Turqisë e shohin pak ndryshe.
“Ky është mohim i realitetit”, thotë kryeekonomisti i Commerzbank-ës, Jörg Krämer. “Natyrisht që Turqia ndodhet në një krizë të thellë. Dhe ka shumë mundësi që e gjitha të përfundojë në një recesion”. Një recesion Erdogani synon ta mënjanojë me çdo kusht. Edhe për këtë shkak ai e shtoi muajt e fundit presionin ndaj Bankës Qendrore të vendit. Sepse për shkak të rënies së kursit dhe inflacionit që po kalon kufijtë, ajo në fakt duhet t’i rriste interesat bankarë në mënyrë drastike. Por kjo potencialisht mund ta frenonte ekonominë, sepse i bën paratë më të shtrenjta.
Në mbledhjen e fundit në qershor, Banka Qendrore turke e rriti normën referuese të interesit nga 16,5 në 17,5 për qind. Por rritja e interesave bankare është halë në sy për Erdoganin. Sepse interesat e ulët bankarë e kanë mbajtur në lëvizje muajt e fundit ekonominë e tij që kishte nisur të dobësohej. Prandaj, Erdogani nënshkroi si të thuash si veprim të parë si President një dekret: me të ai i jep vetes kompetencën që të emërojë në të ardhmen presidentin dhe zëvendëspresidentin e Bankës Qendrore.
“Kjo sjell trishtim në bursa – dhe sjell edhe ashpërsim të krizës”, mendon Oliver Roth, tregtar aksionesh në shtëpinë tregtare të letrave me vlerë Oddo Seydler. Me rënien e re të kursit të Lirës, vlerat kanë rënë edhe në tregun turk të aksioneve. Sepse shumë sipërmarrje ndodhen para një problemi: Lira e dobët ua vështirëson jetën firmave që i kanë borxhet pjesërisht ose krejtësisht në monedha të huaja. Veç kësaj, monedha e dobësuar vështirëson edhe importet në Turqi, gjë që bën të rriten çmimet.
Edhe populli vuan, në Turqi inflacioni ecën me përmasa galopante. Për të bërë pazar njerëzve u duhet të shpenzojnë shumë më tepër para. A kanë sukses masat e Bankës Qendrore? Për ta frenuar krizën, qeveria dhe Banka Qendrore kanë marrë tani një sërë masash. Nga njëra anë Banka Qendrore bëri të ditur se do t’u vërë në dispozicion të gjitha shumat e parave, për të cilat ato kanë nevojë. Veç kësaj, ministri i Financave dhe kunati i Erdoganit, Berat Albayrak tha që qeveria ka përgatitur “një plan veprimesh”, për t’i qetësuar tregjet. Efekte të mëdha këto masa deri tani me sa duket nuk kanë treguar.
Shumica e ekonomistëve jashtë vendit besojnë se para së gjithash rritja e interesave do ta stabilizonte monedhën. “Opsioni i mirë do të ishte që Erdogani ta pranojë që ka bërë gabim. Një Bankë e pavarur Qendrore do të rivendoste atëherë me shpejtësi besimin, duke i ngritur interesat bankarë”, thotë Jörg Krämer. Por shenjat nuk janë të tilla. Përkundrazi: Presidenti turk e sheh Turqinë si viktimë të një komploti. Dhe ai beson se Lira që ndodhet nën presion do të ngjitet sërish në një nivel të arsyeshëm – si ose pse do të ndodhë kjo, megjithatë mbetet e paqartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri