Turqia zë më pak se 1 për qind të ekonomisë botërore, por rënia dramatike e kohëve të fundit e lirës turke ka tronditur tregjet në mbarë botën. Investitorët, nga frika se tregjet e tjera në zhvillim mund të ndiqnin hapat e Turqisë, kanë tërhequr paratë e tyre nga vende të tilla si India dhe Argjentina.
“Por kriza e tanishme në Turqi është një mundësi për vendin që të përmirësojë lidhjet me Bashkimin Europian”, tha konsulenti i “The Eurasia Group”.
Bankat spanjolle janë më të ekspozuar ndaj sistemit financiar turk, por përbëjnë vetëm 4.5 për qind të aktiveve të përgjithshme, sipas të dhënave nga “Bank for International Settlements (Banka për Marrëveshjet Ndërkombëtare) dhe “J.P. Morgan Asset Management”
Humbësit janë cilësuar tregjet dhe bankat në zhvillim. Në këtë kontekst, tregjet në zhvillim, ku Turqia është pjesë e tyre, janë bërë viktima më e madhe në trazirat e fundit të tregut.
Investitorët po tërheqin para nga tregjet nga frika se vendet e tjera, veçanërisht ato me pozita të dobëta financiare, do të ndjekin hapat e Turqisë. Tërheqje të tilla kanë dëmtuar monedhat e tjera si rupin indian dhe peson argjentinase të cilat prekën nivelet e tyre më të ulta kundrejt dollarit amerikan përgjatë kësaj jave.
“Kriza e Turqisë ngre shqetësime në lidhje me tregjet në vendet me ekonomi të brishta, të cilat në të njëjtën mënyrë mbajnë deficite më të mëdha të llogarisë korrente si Brazili, Afrika e Jugut dhe Argjentina”, shkruan në një raport Instituti i Investimeve Wells Fargo”.
“Është e rëndësishme të kujtojmë se vendet në zhvillim të tregut, në tërësi, kanë pozita shumë më të forta financiare sesa 20 vjet më parë,” vijon raporti.
Me gjithë ekspozimin e kufizuar ndaj sistemit financiar të Turqisë, aksionet e bankave në SHBA, Evropë dhe Japoni u goditën gjithashtu. Bankat europiane si BBVA e Spanjës dhe UniCredit e Italisë, të cilat kanë filiale në Turqi, këtë javë panë që aksionet e tyre ranë me 3.3 për qind dhe 4.6 për qind respektivisht, thekson analiza e CNBC-së.
Bankat turke janë të pambrojtura në situatën aktuale, sepse kompanitë kanë akumuluar një nivel të lartë të borxhit në monedhat e huaja, të cilat janë gjithnjë e më të vështira për t’u kthyer, duke pasur parasysh lirën e dobët. Huamarrja e përgjithshme e vendit në valutë të huaj është rritur në më shumë se 50 për qind të prodhimit të brendshëm bruto , dhe shumica e atij borxhi mbahet nga kompanitë.
Ndërsa investitorët kërkojnë një vend të sigurt për të depozituar paratë e tyre, asetet e SHBA-së kanë dalë si të preferuarit e tyre në anën e pasme të një ekonomie më të fortë amerikane dhe normave më të larta të interesit.
“Dollari amerikan i forcuar do të shtojë vetëm problemet me të cilat ballafaqohet Turqia dhe tregjet e tjera në zhvillim”, tha David Dietze, themelues, president dhe strateg i investimeve kryesore të menaxhimit të pasurisë “Point View”, transmeton Telegrafi.
“BE dhe Ankara kanë pasur diskutime për sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit, por blloku ekonomik ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në marrëdhëniet e saj me Erdoganin ndryshe nga qëndrimi i Trump” shkruan Eurasia.
Tekstin në anglisht i plotë mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës