Ish-ndihmësja e Presidentit Trump, Omarosa Newman, publikoi më në fund librin që flet për vitin që kaloi në Shtëpinë e Bardhë, “Unhinged: An Insider’s Account of the Trump White House.” Është i mbushur me dramë, dhe prandaj jemi këtu.
Omarosa shkruan se Zonja e Parë Melania Trump përdor veshjet për të “ndëshkuar” të shoqin, duke iu referuar dy incidenteve specifike. Një herë, në 2016, Melania veshi një bluzë rozë me fjongo (pussy bow blouse) fill pasi u publikua audioja ku Trump mburrej se prekte gratë në vende intime (grab them by the pussy).
Pastaj, së fundi, Melania veshi një xhaketë që shkruante “I Really Don’t Care. Do U?” (Mua s’më intereson. Po ty?) kur shkoi të vizitonte fëmijët imigrantë pas zbatimit të politikës së ndarjes së prindërve nga fëmijët në kufi me Meksikën.
“Në total, gjithë rebelimet e saj në stil i kanë shërbyer të njëjtit qëllim dhe jo thjesht shpërqëndrimit – strategjisë që bashkëshorti e saj e njeh kaq mirë. Unë besoj se Melania i përdor veshjet për të ndëshkuar të shoqin. E veshi atë xhaketë për të nxitur një debat të gjatë mbi pandjeshmërinë e administratës, për të shkatërruar udhëtimin dhe për t’u siguruar që të mos kërkohej prezenca e saj në udhëtime të ngjashme në të ardhmen,” shkruan Omarosa.
Sipas ish-ndihmëses së Trump, Melania po numëron çdo minutë drejt përfundimit të mandatit që ta divorcojë.
Zëdhënësja e Melania-s, Stephanie Grisham foli për Newsweek: “Znj. Trump ka folur rrallë, nëse ka folur ndonjëherë, me Omarosa-n. Veprimet e saj, sidomos pas gjithë mundësive që i dha Presidenti, janë zhgënjyese.”
Dhe kjo s’është asgjë. Në libër, Omarosa flet për sjelljen e papërshtatshme të Trump-it me të bijën, Ivanka-n, kritikon emra të tjerë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe shpreh shqetësimin e saj mbi shëndetin mendor të Presidentit. Në një intervistë me Elle, ajo tha: “Unë nuk mendoj se ai ka kapacitetin mendor të drejtojë vendin. S’është mirë. Presidenti s’është mirë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj