LAJMI I FUNDIT:

I dënuari i parë për sulmin kundër Kullave Binjake do të lirohet në tetor

I dënuari i parë për sulmin kundër Kullave Binjake do të lirohet në tetor

Marokeni, Mounir El Motasadeq i dënuari i parë për atentatet e 11 shtatorit në 2001 në Amerikë do të dalë në tetor nga burgu gjerman ku kryen dënimin, disa muaj më parë se ta përfundojë.

Burime juridike bënë me dije këtë të enjte në gazetën Bild se sapo të bëhet lirimi Motasadeq do të dërgohet në Marok, ku jetojnë gruaja bashkë me dy djemtë e tij.

Gjykata Supreme Gjermane kishte rishqyrtuar në 2014 lirimin e parakohshëm të Motasadeq, i cili po vuan dënimin në burgun e Fuhlsbüttel, i njohur si Santa Fu në qytetin e Hamburgut sepse e konsideronin një rrezik.


Motasadeq u dënua në 2004 me 15 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe për bashkëpunim në 246 vrasje, përcjell bota.al.

I dënuari kishte mbështetur në celulën e Hamburgut egjiptianin Mohamed Atta, terroristi që pilotoi avionin që goditi Kullat Binjake në Nju Jork.

Lirimi i tij më 15 tetor do të thotë që ai e braktis burgun 3 muaj para nga lirimi i parashikuar që do të ndodhte në 19 janar 2019.

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Kalo në kategori