LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Ferizajt shërbimet më të mira për qytetarët, në Prizren u kërkohet mito

Gjykata e Ferizajt shërbimet më të mira për qytetarët, në Prizren u kërkohet mito

Gjykata Themelore e Ferizajt është top performuese në aspektin e ofrimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarë.

Sipas respodentëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit raportohet se u është kërkuar mito më shumë se dyfishi i të gjitha gjykatave tjera së bashku.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të hulumtimit “Transparenca dhe Efikasiteti i gjykatave Themelore të Kosovës”, me rezultatet e anketës së kënaqshmërisë së përdoruesve të Gjykatës, ku u shtrua nevoja që gjyqësori t’i japë llogari qytetarëve, tw realizuar nga Demokracia Plus me mbështetjen e USAID.


Brian Martalus, nga Misioni i USAID-it në Kosovë, tha se qytetarët kërkojnë gjyqësor transparent dhe që u jep llogari atyre.

“Gjykata duhet të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe të fusin besimin në mesin e qytetarëve. Këto duhet të jenë aspiratat tuaja. 198 mijë është numri i lëndëve të vjetra, nevojitet të punohet edhe më shumë. Gjykatat duhet të vazhdojnë punën me qytetarë, përfshirë edhe rritjen e publikimit të aktvendimeve. Shumica e përdoruesve janë të kënaqur, këto rezultate duhet të ju motivojnë juve”, tha ai.

Ai shtroi qenë një rrugë e vështirë për të ndërruar perceptimet për Gjykatat dhe nëse vazhdoni përpjekjet ne si USAID do të jemi përkrahë jush.

Ndërsa udhëheqësi i Programit për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë, Andrew Boname shprehi rëndësinë që ka matja e kënaqshmërisë së qytetarëve me gjykatat dhe për këtë tha se hulumtime duhet të bëhen çdo vit.

Roberta Osmani nga Demokracia Plus, e cila prezantoi të gjeturat e këtij hulumtimi, tha se gjykata me performancën më të ulët sipas respodentëve të hulumtimit ishte Gjykata Themelore e Mitrovicës.

“Ndikimi politik është shkaku kryesor i korrupsionit në gjyqësor. Sa i përket ryshfetit, pjesëmarrësit që kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet është 4.5 përqind ndërsa pjesa është përgjigjur me ‘jo’. Ndërsa Gjykata Themelore e Gjakovës dhe ajo e Pejës janë radhitur të parat sa i përket shpeshtësisë së korrupsionit”, tha ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori