LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, me ndryshimet ligjore DAP fiton qasje në llogaritë bankare të qytetarëve

Maqedoni, me ndryshimet ligjore DAP fiton qasje në llogaritë bankare të qytetarëve

Llogaritë bankare të qytetarëve të Maqedonisë nuk do të jenë më sekret bankar për Drejtorinë për të Ardhurat Publike (DAP). Qeveria përgatit ndryshime në Ligjin për bankat me çka DAP në çdo kohë do të ketë qasje të lirë te dokumentet, transaksionet dhe depozitat e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në sqarimin e Ligjit thuhet se ndryshimet bëhen që të lehtësohet puna e DAP në përgatitjen e raporteve vjetore për tatime dhe shtohet se është definuar në mënyrë të përpiktë se cilat të dhëna bankat duhet t’i dorëzojnë te DAP.

“Dorëzimi i të dhënave nga institucione tjera, përfshirë edhe bankat është praktikë e administratave tatimore bashkëkohore nëpërmjet të cilit shkëmbim sigurohen të dhënat për kontroll të kryqëzuar për të ardhurat e paraqitura dhe të atyre të papariqitura të qytetarëve”, thuhet nga DAP.


Nga ana tjetër, Shoqata e bankave të Maqedonisë fuqishëm kundërshton ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, duke theksuar se me këtë veprim bëhet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe humbet kuptimi i termit juridik ‘sekret bankar’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori