LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet drejtori i Komunës së Prizrenit, kishte ngritur kallëzim penale ndaj Gjergj Dedajt

Kërcënohet drejtori i Komunës së Prizrenit, kishte ngritur kallëzim penale ndaj Gjergj Dedajt

Drejtori i Financave në Prizren, Ertan Simitçi, është kërcënuar me jetë.

Kërcënimet i ka marrë përmes rrjetit social “Facebook”.

“Kam pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese me jetë”, tregon ai.


Ertan Simitçi, javën e kaluar ka ngritur kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt.

E quajti Turqinë “shtrigë të Ballkanit”, ngritet kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt (Dokument)
Lexo po ashtu E quajti Turqinë “shtrigë të Ballkanit”, ngritet kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt (Dokument)

Sipas tij, Dedaj ka ofenduar komunitetin turk, shkruan “PrizrenPress”. Shkresa i është dorëzuar Prokurorisë së Themelore në Prizren.

“Pas kallëzimit penal kam pranuar dhjetëra mesazhe përkrahëse, por edhe kërcënuese me jetë. Kërcënuesit do të japin llogari para drejtësisë”.

Simitçi tha se nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve .

“Dua të ritheksoj se ne të rinjtë nganjëherë veprojnë shpejtë pa menduar për rezultatet, por në këtë rast, ne jemi të vetëdijshëm për interesat tona kombëtare dhe interesat e shoqërisë sonë, prandaj këto kërcënime nuk do të na ndalin nga rrugën tonë”.

Sipas tij, kohëve të fundit në Kosovë, haset në një urrejtje dhe gjuhë fyese ndaj komunitetit turk.

“Rastet e sulmeve ndaj flamurit të Turqisë janë në rritje”, shprehet Simitçi.

“Ndërmjet popullit turk dhe atij shqiptar ekziston një lidhje ndër shekullore, të cilën askush nuk mund të dëmtoj!

Për shkak se ne jemi vëllezër, jemi partner, jemi miq dhe jemi një!”.

Ertan Simitçi, aktualisht është drejtor i Financave në Komunën e Prizrenit. Ai, të njëjtën pozitë e ka pasur edhe në Qeverinë e Ramadan Mujës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori