Organizuar nga Iniciativa për Komunitetin e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Ferizajt, këtë të enjte është bërë hapja e panairit me prodhime bujqësore.
Nga afër fermerët që po marrin pjesë në këtë panair, i ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me nënkryetarin Naim Feratin, si dhe drejtorët e Drejtorive komunale.
Me këtë rast kryetari Aliu, tha se duke mbështetur dhe organizuar panaire të tilla i shërbehet konsumimin e sigurt.
“Jam jashtëzakonisht falënderues për punën dhe angazhimin që bëjnë këta fermer të pa lodhur, këta fermerë që i kam çmuar dhe do i çmoje gjithmonë, sepse janë pjesa që jetojnë tamam me djersën e tyre dhe ne pikërisht duke çmuar djersën e tyre tashmë jemi bërë gjithnjë e më shumë aleatë më të fuqishëm të tyre dhe çdo ditë e punës sonë do të tregoje që kjo aleancë do të zgjasë, sepse jemi shumë të sigurt që duke mbështetur dhe organizuar panaire të tilla, bëjmë një shërbim shumë të rëndësishëm për konsumimin e sigurt që sot ju duhet qytetarëve të Komunës së Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka potencuar Aliu, duke shtuar se produktet të cilat i pa në këtë panair të gjitha ishin të cilësisë së lartë dhe bio.
“Unë kam thënë se Ferizajt, çdo ditë është me ngjarje të reja, me promovime, panaire ja edhe sot jemi në një ditë të tillë, para disa dite ne kishim panairin që e kemi organizuar në Ferizaj për konsumim të produkteve vendore dhe ishim shumë të lumtur që ishte një panair me produkte kombëtare për të zgjuar dhe shtuar ndjejnë e konsumimit të këtyre produkteve, për të fuqizuar komunitetin e biznesit që merret me prodhime vendore dhe njëkohshëm për të përmirësuar edhe mirëqenien sociale dhe njëkohshëm për të shtuar edhe numrin e punëtoreve. Edhe sot po jemi dëshmitare të një organizmi tjetër panair të prodhimeve bujqësore, e falënderoj IKC-në që kemi nënshkruar një marrëveshje të tillë”, ka thënë kryetari Aliu.
Ndërsa Ekrem Bajrami, drejtor ekzekutiv i organizatës, ka thënë se në këtë panair po marrin pjesë mbi 50 fermerë me produktet e tyre.
Ai ka falënderuar edhe komunën e Ferizajt, që ndihmoi mjaft shumë në organizimin e këtij panairi. Ky panair do të jetë tre ditore, ndërsa po organizohet në kuadër të “Ditëve të Diasporës Ferizaj 2018”. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë