LAJMI I FUNDIT:

Spaho: Rritja ekonomike vetëm 2.45%

Spaho: Rritja ekonomike vetëm 2.45%

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.

“Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës. Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 për qind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD.

Spaho theksoi se rritja ekonomike është vetëm 2.45%, ndërsa sipas tij pjesën tjetër e zë shitja nga energjia elektrike.


“E vërteta është se zëri kryesor i të ashtuquajturës rritje ekonomike është energjia elektrike. Numrat janë të pagabueshëm! 66.4 për qind të rritjes ekonomike e zë energjia elektrike. Thënë ndryshe, rritja ekonomike prej 4.45 për qind ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe shitjes së energjisë elektrike. E zhveshur nga zëri i energjisë elektrike, ekonomia shqiptare rezulton keq e më keq, me një rritje minimale prej 2.5 për qind, sepse energjia elektrike nuk prodhon punësim nuk hap vende të reja pune”.

Sipas Spahos, ekonomia mund të njohë rritje reale vetëm: “Kur në Shqipëri të vijnë investime serioze të huaja, kur kryeministri të mos i shantazhojë investitorët e huaj që të punojnë me oligarkët e tij, kur kryeministri të mos e japë Shqipërinë me koncesion tek klientët e tij dhe kur kryeministri të mos e shndërrojë Shqipërinë në kampionë të Europës për korrupsion, ku 1 në 3 tenderë jepen pa garë”.

Për Spahon, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim serioz të huaj gjatë pesë viteve të fundit.

“Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim serioz të huaj gjatë pesë viteve të fundit. Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike dhe konkurrencë të ndershme. Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune. Prandaj sot shqiptare janë edhe më keq dhe nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë as pushime modeste me familjet e tyre. Partia Demokratike beson se ekonomia mund të rritet duke e çliruar nga klientët e kryeministrit dhe krijuar mundësi reale për të gjithë. Mundësinë për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare e siguron alternative e partisë Demokratike me taksat e ulëta, lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund klientelizmit dhe abuzimit me fondet. Ata që po vjedhin sot, të jenë të sigurt se nesër do të do të shkojnë në burg për çdo qindarkë dhe pasuri të vënë me korrupsion”, përfundoi Spaho. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori